Abazoviç dhe Rama

Abazoviç: Rama e meriton të quhet 'baba i kombit', ka ndryshuar imazhin e shqiptarëve

26 Dhjetor 2023, 07:52| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 09:18

  • Share

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Rama meriton të quhet “baba i kombit”, pasi ka ndryshuar imazhin shqiptarëve. Gjatë një interviste në Kanal 10, Abazoviç tha se gjatë qeverisjes së Ramës Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Sigurimit, si edhe për herë të parë u mbajt në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit, që sipas tij janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë.

“E meriton me quajt baba i kombit. Për një imazh të mirë të shqiptarëve. Shqipëria ka arrit të jetë në Këshill të Sigurimit të udhëheq mbledhjet ku marrin pjesë shumica e shteteve të botës. Janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë. E ka sjell Procesin e Berlinit për herë të parë në Tiranë”, tha Abazoviç gjatë një interviste në Kanal 10.

Abazoviç ka folur edhe raportet e tij të këqija me ish-presidentin malazez Milo Gjukanoviç.

“Në kohen kur ai ishte president i Malit të zi ka qënë një shtet plotësisht i korruptuar dhe me një nivel shumë të lartë, ai ka qenë njëri i cili ka krijuar një shtet privat, si ai edhe disa shokë të tij”, ka potencuar ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/12/2023 03:36

    Prandaj e ka lene mjekren dhe mustaqet qe t'ju kujtoje e t'a krahasoni ju e ca si ju me babain e vertete te kombit, I.Qemalin?! Duket qe charmy i Rames ka bere efektet e tij tek z.Abazovic!Deri ketu nuk ka asgje te keqe,por kujdes me komplimentet e krahasimet se politikanet tane ne pergjithesi, kane shpirt te vogel e ego te madhe,pra nuk duhet shume mundim qe te filloje e t'ju hyje vetja ne qejf!!

    Përgjigju
  • Shqip: 26/12/2023 15:51

    Abazovic, edhe une mendoj se ai eshte babai yt .

    Përgjigju
  • Bazi: 26/12/2023 11:24

    Mendoj qe Abazi nese mbetet pa post ne Montenegro ti jepet min jashtem ne shqiperi , eshte talent diplomatik !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?