A zgjoheni të lodhur? Zakonet e thjeshta që ju ndihmojnë të mbusheni me energji

9 Dhjetor 2022, 07:57| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 08:14

  • Share

Të gjithë e kemi ndjerë se sa e pakëndshme është të zgjohesh i lodhur në mëngjes. Shkencëtarët kanë zbuluar disa mënyra të thjeshta, por thelbësore për të siguruar energji në fillim të ditës. 

Le ta pranojmë, zgjimi në mëngjes nuk është diçka që askujt i pëlqen. E megjithatë, me shumë gjasa, ne nuk mund ta shmangim atë, për shkak të detyrimeve tona të planifikuara. Kjo është arsyeja pse ne zakonisht i drejtohemi një kafeje të madhe ose një mëngjesi të pasur me sheqer, duke shpresuar se ata do të bëjnë punën për ne, duke na dhënë energji të vlefshme për pjesën tjetër të ditës.

Këshilla të dobishme:

1.            Zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë

2.            Mos konsumoni kafeinë pas orës 14:00.

3.            3.Ndaloni të pini alkool 3 orë para gjumit

4.            Ushtroni çdo ditë, por më shumë se 4 orë para gjumit

5.            Kur zgjoheni, merrni 15 frymë thellë, pini 15 gllënjka ujë dhe dilni jashtë në rrezet e diellit për 15 minuta.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?