Stresi dhe Noizy

A vazhdon ende shoqëria e Noizy-t dhe Stresit?

7 Prill 2023, 14:33| Përditesimi: 7 Prill 2023, 14:37

  • Share

Megjithëse prej vitesh kishin qenë kundërshtarë dhe kishin ndarë publikun dhe fansat në dy pjesë, Noizy dhe Stresi rregulluan marrëdhënien  e tyre pak para se ky i fundit të bëhej pjesë e Big Brother Vip Kosova.

Pavarësisht zënkave, mosmarrëveshjeve e diss-eve për njëri-tjetrin, djemtë sheshuan gjithçka mes tyre duke dhënë një shembull shumë të mirë për të gjithë fansat dhe filluan një raport miqësie ku vazhdimisht qëndronin bashkë dhe kalonin kohë nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Madje edhe pas hyrjes së Stresit në Big Brother, Noizy ka treguar disa herë që e mbështet reperin në lojën  etij.

Stresi fitoi çmimin e madh dhe tashmë i është kthyer jetës së tij të përditshme, por si i ka marrëdhëniet me Noizy-n? A vazhdon shoqëria e tyre?

Kjo foto e Stresit dhe Noizy-t mbrëmë së bashku, i tregon të gjitha.

“Alpha lifestyle. Suksese Noizy! Albumi më i veçantë”- shkruan Stresi krahas fotos.

Duket se ai ka qenë i pranishëm mbrëmë në sheshin e kryeqytetit, për të mbështetur Noizy-n për promovimin e albumit të tij të ri, që u bë mes fansash.

 

 

 

 

 

 

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?