A u blinduan dyert e PD? Basha: Ishte detyra ime pasi Berisha ishte i gatshëm të shkelte mbi kufoma! Sot doli arkivoli i tij politik

8 Janar 2022, 18:35| Përditesimi: 8 Janar 2022, 19:09

  • Share

 

Në një konferencë për shtyp Basha u pyet nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku se përse gënjeu për dyert e blinduara të PD. Basha e mohoi ndërsa shtoi se e kanë marrë më herët përgjigjen për këtë pyetje ndërsa shtoi se ishte detyra e tij për ta bërë pjesërisht pasi Berisha ishte i gatshëm për të shkelur mbi kufoma.

“Dyert nuk ishin të blinduara, prandaj ju bëra turin LIVE, aty ishit, vetëm dera e serverit ishte. Nëse e kishit fjalë për dyert e reja të instaluara në shkallë, normale, ishte detyra ime ta bëja si kryetar i zgjedhur në momentin që Berisha deklaroi se ishte i aftë të shkelte mbi kufoma. Që dalja me arkivol nga PD të mos realizohej. I vetmi arkivol që doli sot ishte ai politik i Sali Berishës.”-tha Basha.


Lajmi kryesor:

Protesta e dhunshme, Basha surprizon: Policia ndërhyri 1 orë e 30 min me vonesë! Sot për Berishën dita e fundit politike, donte të vdekur por doli me ‘arkivolin’ e tij


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?