Protesta në Maqedoninë e Veriut

A po bie qeveria në Maqedoninë e Veriut? Mijëra njerëz në protestë në Shkup, Mickoski 'përdor' Ramën për të 'nxehur' turmën

19 Qershor 2022, 09:31| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 10:46

  • Share

MAQEDONI E VERIUT- Partnerët e koalicionit sot në ora 13:00 do të mbajnë mbledhje në Qeveri, në të cilën, siç njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, pritet ndër të tjera të konfirmohet qëndrimi për mbajtjen e përbashkët të zgjedhjeve të rregullta parlamentare në 2024 dhe atyre presidenciale. Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të ketë konferencë për media pas takimit.

Qytetarët, tha kryeministri, të jenë të bindur se ka një mazhorancë qeverisëse dhe një qeveri që kujdeset për standardin e jetesës dhe siguron gjithçka të nevojshme në kohë krize.

Kjo mbledhje vjen pas opozita në Maqedoni organizoi protestë më të madhe deri më tani. Mijëra njerëz u mblodhën përpara godinës së qeverisë në Shkup për të protestuar kundër kësaj qeverie e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja e Ali Ahmetit. Opozita proteston për shkak se në Maqedoninë e Veriut, siç thonë ata, krimi dhe korrupsioni kanë arritur majën si dhe akuzuan qeverinë se po e shesin identitetin dhe gjuhën maqedonase duke pranuar të gjitha kërkesat e Bullgarisë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë tubimit të djeshëm, për të 'nxehur; turmën risolli sërisht në vëmendje edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit e quajti Dimitar Kovaçevskin “Kryeministër i ardhshme i Bullgarisë Perëndimore”.

“Duhej të kthehet dhe t'i thotë Ramës: Ju nuk kuptoni gjeografi e shumë më pak histori, kjo është Maqedonia ime”, tha Mickoski, raporton Klan Maqedonia.

Për këtë ka pasur edhe reagim nga vetë Rama, i cili tha se kjo ishte një batutë dhe reagimet në Maqedoninë e Veriut janë “‘Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve’.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kzw: 19/06/2022 21:21

    Ti Fran shko e mabji uturakun Sali Berishes dhe Ilir Metes se Shqiptaret e Shqiperise e rizgjodhen Ramen kryeminister per te treten here dhe do ta zgjedhin per here te katert.Per sa kohe te kete perballe kope shpellaresh Rama do vazhdoje te fitoje.

    Përgjigju
  • Frani: 19/06/2022 13:48

    Bravo i qofte popullit maqedon. Qe ngrihet per interesin e tij, qofte e cenuar edhe nga nje fjale e pamatur e kryeidiotit te ballkanit. Po ne, Shqiptaret ne Shqiperi si te bejme, qe na ka mbire per dite? Apo buke e kos e fiq dhe kur te ngordhe vete???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?