Ministrja e Bujqësisë: Optimistë për përmbushjen e nevojave të tregut për furnizimin me grurë! Direktiva nga Komiteti i menaxhimit të krizës në BE se ç’po ndodh me tregjet

18 Mars 2022, 21:18| Përditesimi: 18 Mars 2022, 22:21

  • Share

 

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se qeveria është duke monitoruar situatën në treg për sa i përket mallrave bazë, në mënyrë që të orientohet drejt tregjeve të reja në rast se do të ketë mungesa të produkteve të caktuara. Krifca tha se Ministria e Bujqësisë është pjesë e një komiteti të menaxhimit të krizave me vendet e BE-së ku merren direktiva për nevojat aktuale të tregut. Krifca thotë se ky vit i mbulon nevojat për grurë dhe drithë.

“Ashtu siç mundësuam çlirimin e tregut për grurin me Serbinë, në këtë mënyrë do vijojmë edhe bashkëpunimin me vendet e tjera. Jemi duke komunikuar me aktorët e tregut për të kuptuar nevojat. Duke qenë në partneritet me importuesit dhe tregtarët do kemi mundësinë për të parë nevojat për të ndërhyrë për tregjet e tjera.

Ministria e Bujqësisë është pesë e një komitet të menaxhimit të krizës nga BE, ku ne aty marrim direktiva ca po ndodh me tregjet me nevojat aktuale. Për sa i përket grurit dhe drithit parashikimet janë shumë optimiste për këtë vit për të ndenjur në përputhje me nevojat që ky vit ka për sa i përket konsumit”, tha Krifca.


Lajmi kryesor:

Rritja e çmimeve të ushqimeve, mblidhet Bordi, Ministrja e Financave: Kompanitë s'do kenë marzh fitimi! Garanci monetare për tregtarët, familjet s'do paguajnë më shumë seç duhet


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?