Ozkan Utulas

A mund ta sulmojë Serbia-Kosovën? Ja çfarë thotë komandanti i KFOR-it

4 Maj, 16:19| Përditesimi: 4 Maj, 16:21

  • Share

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, i ka dhënë fund pasigurisë nga një sulm i mundshëm ushtarak i Serbisë në territorin kosovar.

Në një intervistë për “Kosova Oline”, Ulutas është shprehur se KFOR-i përpos vigjilencës së lartë që ka dhe përditësimit në kohë reale, është i përkushtuar të parandalojë çdo rrezik të përshkallëzimit.

“Ne vazhdimisht monitorojmë të gjitha zhvillimet relevante që mund të ndikojnë në sigurinë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal.

KFOR-i ka burime të mira dhe është krijuar për t’u përballur me të gjitha sfidat që mund të ndikojnë në mjedisin e sigurisë”,- është shprehur ai.

Pyetjes se a pritet që numri i trupave të NATO-s në Kosovë të rritet, Utulas i është përgjigjur duke thënë se KFOR-i është në çdo moment i pajisur mirë dhe i vendosur për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij si reaguesi i tretë i sigurisë.

“Ne gjithmonë do të sigurojmë që misioni ynë të mbetet i pajisur mirë dhe i vendosur mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij si reaguesi i tretë i sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX)”,-ka theksuar ai.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?