A ka krisje me Kurtin? Rama: Me Albinin s’kam asgjë, pavarësisht se është pak marksist, biseda është e këndshme! Me atë si kryeministër kam divergjencë

6 Korrik 2023, 21:26| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 21:28

  • Share

1688670917_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar njëherë e mirë se nuk ka një marrëdhënie të krisur mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti. Ai madje u shpreh se e çmon si njeri pavarësisht bindjeve politike të tij të majta, sidoqoftë me Kurtin si kryeministër ka një ndarje shumë të madhe.

“Se flitet sikur ka ndonjë gjë personale mes meje dhe Albinin, kjo s'ka lidhje fare. Unë jo vetëm që nuk kam problem, e konsideroj një njeri atraktiv që mund të flas shumë, mund të mos biem dakord për shumë gjëra po biseda është e këndshme. Për mua është shumë marksist, por biseda bëhet. E kam shumë marrëdhënie pozitive me atë person. Me kryeministrin e Kosovës në këtë moment kam një divergjencë të madhe, një vetë izolim i çuditshëm që po ja imponon vetë Kosova zyrtarëve partnerëve dhe miqve tanë. Masat janë të përkohshme, janë lënduese. (...)

Askush s’po i kërkon Kosovës mos të respektojë Kushtetutën dhe ligjin. Nëse njerëzit protestojnë ndaj një qeverie, ka të bëjë me legjitimitetin. Unë kam qenë 100% me qëndrimin e autoriteteve këtu, kur i thoshin të gjithë mos fut  ti kryetar në zgjedhje. Po nuk më ka shtuar në mendje që do i mbante aty. “- thotë Rama.


Lajmi kryesor:

Nuk e priti në takim, Rama ironi nga Kosova: As në rini nuk i kam shkuar nga mbrapa një Xhuljete indiferente si Kurti, e mira është të flasim


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?