A ka jetë pas vdekjes? Teologu indian dhe shkrimtari shqiptar: Po! ‘Ka shumë dëshmi kohët e fundit që tregojnë se kjo botë ekziston’

8 Qershor 2020, 12:26| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 12:28

  • Share

Sot në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ ishin të ftuar shkrimtari Enkelejd Lamaj, I cili lëvron gjithmonë zhanerin e horrorit në librat e tij  si dhe teologu indian Samad Ghori, I cili jeton prej 10 vitesh në Shqipëri.  Ata  folën për një temë që ngjall mjaft kuriozitet ‘’ A ka jetë pas vdekjes’’. Të dy të ftuarit janë të mendimit se jeta vazhdon dhe se nuk shuhet kurrë, sipas tyre botët vazhdojnë.

Teologu Samad Ghori thotë se bota tjetër është një e vërtetë e cila do të ndërtohet sipas veprave të njeriut në këtë botë.

‘’ Ekzistenca e shpirtit në vetvete është argument për ekzistencën e botës tjetër. Nqs marrin gjithë jetën e njeriut, historia jo vetëm që përsëritet por ka shumë gjëra. Bota tjetër do të jetë mbi bazën, mbi hijet dhe ndikimet e kësaj bote. Pra, jo të botës fizike, por mbi veprat mbi dëshirat, mbi instinktet, që ai ka pasur do të ndërtohet bota tjetër.

Ndërsa shkrimtari Enkelejd Lamaj thotë se ka shumë dëshmi kohët e fundit që tregojnë se kjo botë ekziston.

‘’ Se ndoshta mund të jetë një formë tjetër sepse ne kemi një koncept për jetën, për vdekjen. Nuk po flas për përkufizimet që jepen në fjalor por në teori kështu që nisur nga kjo gjë ne themi a ka jetë pas vdekjes, ka shumë dëshmi kohët e fundit që kujtojnë ngjarje që I kanë përjetuar. Psh flemë gjumë, çfarë ndodh nga darka deri në mëngjes, a nuk është sa herë zgjohesh vdes rilind.

Në vazhdim të mendimit të tij, teologu Samad Ghori, shprehet se janë ëndrrat një mënyrë shumë e mirë që e vërteton këtë  gjë:

‘’Shumë njerëz kanë dëshmuar, shohin ëndrra dhe ju dalin, pra ëndrra të vërteta. Le të marrim ëndrrat që lindin për shkak të ngarkesës së trupit, ne I shohim që cdo ngarkesë që ka në trupin e njeriut shfaqet në formë simbolesh, qns njeriu ka temperaturë të lartë ai sheh ndoshta zjarr, nqs ka grip ose ftohje ai sheh ujë, këto janë gjëra të vërtetuara shkencërisht. Pra le të themi që njeriu që në këtë botë sheh një shembull të botës tjetër, I shfaqet një pjesës e jetës në formë simbolesh dhe gjatë ëndrrës ai njeri nuk mund ta imagjinoj që është në ëndrr Bota tjetër ndërhturet me këtë që jetojmë. Sipas fesë, ajo botë nuk është asgjë tjetër vec asaj që ka ndërtuar vetë njëriu, në kuptimin si ka jetuar ai. Në kuptimish psh. njeriu në këtë botë vjen me insitikte të ndryshme, instikti I të fjeturit, të martuarit, të pirit, të ngrënit, epshet. Ai I shtron këto instikte, a i përdor në masën e duhur?  Dhe këto instikte më pas shëndërohen në morale., nqs ai I rregullon këto instikte është duke e rrregulluar botën e tij ‘’

Ndërsa të pyetur nëse ka një vazhdimësi të shpirtit dhe a është e vërtetë që shpirti shkon në parajsë, ata ndajnë mendime disi të ndryshme. Teologu Ghora shprehet se shpirtrat do të marrin një formë tjetër në botën ku do të shkojnë ndërsa shkrimtari Enkelejd Lama shprehet se më shumë beson tek universet paralele.

‘’ Shpirtrat natyrisht kalojnë në botën tjetër, por nuk marrin këtë trup që e kemi në këtë botë. Shpirti pa trup nuk ekziton sic psh ne ujin thjesht nuk e pijmë dot, duhet të kemi ose dorën ose gotten ose dicka, forma duhet të jetë patjetër, ajo do të jetë mendoj unë nga bota tjetër, jo nga kjo botë Në këtë botë ne kemi trupin e kësaj bote, në botën tjetër do të kemi trupin e botës tjetër , jo nga trupi I kësaj bote, ama shpirti po mbarette se po mbart veprat me vete’’ shprehet teologu  Samad Ghori.

‘’Unë besoj në universet paralele krahasim me jetën pas vdekjes  dhe një gjë që unë bëj këtu reflektohet  në një botë paralele dhe kur kam temepraturë dhe shikoj zjarr ndoshta shikoj dicka tjetër që nuk I përket kësaj bote por kjo nuk besoj se ka shumë lidhje me jetën pas vdekjes. Ka shumë eskperienca që kemi dëgjuar , dëshmi të njerëzve që janë në koma,  por kjo është një ekspeirencë që është pranë vdekjes dhe jo pas vdekjes, nuk është se vdiq dhe u kthye në jetë dhe na tregoi shiko kur unë të vdes apo ti të vdesësh do ndodhi kjo. Prandaj dhe shkenca e ka të pamundur pasi po nuk e vërtetoj shkencërisht thotë nuk eksizton’’ shprehet shkrimtari Enkelejd Lamaj.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?