Politikë

A janë vaksinuar të gjithë deputetët? Nikolla zbulon sa kanë mbetur: Janë të ndarë barazim mes 2 partive! Ja arsyeja

19 Nëntor 2021, 17:51| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 18:18

  • Share

 

Teksa nga institucionet bëhet thirrje ccdo ditë që qytetarët të vaksinohen dhe të ndihmojnë në luftën kundër COVID,  8 prej përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Shqipërisë ende nuk e kanë bërë detyrën në këtë drejtim, jo sepse nuk duan por sepse kanë kaluar virusin dhe presin afatin kohor sipas rekomandimeve të mjekëve. Lajmin e ka dhënë kryeparlamentarja Lindita Nikolla në intervistën për Report Tv.

"Po, unë marr informacion të vazhdueshëm për këtë proces dhe ju them që në momentin që po flasim, janë vetëm 8 deputetë të pavaksinuar. Janë ndarë 4 nga opozita dhe 4 nga mazhoranca dhe arsyet që pse ende nuk janë vaksinuar janë sepse sapo kanë kaluar COVID-19 dhe po presin atë afatin kohor siç e kërkojnë edhe mjekët, për të kryer procesin e vaksinimit. Por, ndërkohë, ata paraqesin testin në çdo pjesëmarrje në aktivitetin e parlamentit", tha kryetarja e Kuvendit.


Lajmi kryesor:

Vrasja e 8-vjeçarit, Nikolla në Report Tv: Makabre, krimineli ishte përkëdhelur në dënimin e parë! 2 iniciativa ligjvënëse në Kuvend! Ta kthejmë debatin në Kuvend, në shina etike (VIDEO)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?