Kledi dhe Sheila

A janë të lidhur? Postimi i Sheilës me Kledin në 'Instagram' i la të gjithë pa fjalë (FOTO)

6 Janar 2022, 21:43| Përditesimi: 6 Janar 2022, 21:46

  • Share

Dy ish-banorët e “Big Brother Albania VIP” Kledi Hysa dhe Sheila Haxhuraj janë komentuar shumë gjatë kohëve të fundit për shkak të aludimeve të shumta lidhur me krijimin e mundshëm të një historie dashurie mes tyre.

Fillimisht, pasi u panë disa herë duke kaluar kohë me njeri-tjetrin, u diskutua për një videoklip të ri të Sheilës ku do të përfshinte edhe Kledin. Megjithatë, ata janë parë shumë herë bashkë, duke i bërë të gjithë të mendojnë që ka diçka më shumë midis dyshes.

Këto dyshime duket se u finalizuan akoma më shumë, sidomos pas postimit të fundit të këngëtares në llogarinë e saj në “Instagram”, ku duket se e ka pranuar dashurinë e saj për modelin para të gjjithëve.

Në foto, ata po kalojnë disa momente së bashku dhe duken më të lumtur e të buzëqeshur se kurrë në krahët e njeri-tjetrit. Nuk kanë munguar komentet pozitive të ndjekësve të tyre, të cilët e kanë marrë për të mirëqenë lidhjen e tyre dhe i kanë komplimentuar ata.

Rikujtojmë, se pak kohë më parë, këngëtarja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” ka publikuar një “story” në llogarinë e saj në Instagram, ku e pyetur nga ndjekësat se me kë e ka pirë kafen e parë të vitit 2022, është përgjigjur duke bërë tag Kledi Hysën. Ky i fundit e ka ripostuar foton pa shtuar asgjë.


Fotoja e publikuar nga Sheila në Instagram

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?