Teksa tha se nuk ka lidhur kontrata për shërbime juridike dhe ishte ende në neogicata me familjarët e të dënuarve përjetë Feti Yzeiraj dhe Arbjon Aliko, të dy me rekurs në Gjykatën e Lartë, Çili u përgjigj edhe për 30 mijë eurot që flitet se ai ka marrë nga familjarët.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta e pyeti se nga doli kjo shumë kur ende nga studio ligjore nuk ishin vendosur se sa do të ishin tarifat për shërbimet konkrete. Botuesi Henri Çili tha se kjo shumë ishte për shumë e disktuar për shumë çështje në total.
"Unë deklarova në lidhje me fshehjen e të ardhurave, që nuk kam fshehur asnjë të ardhur, pra as kam marrë as kam kthyer para në lidhje me këtë çështje. Ishim me dy cështjet përkatës dhe më cështje të tjera, në proces negociate. Çfarë janë këto shuma? Këto shuma nënkuptojnë një diskutim të cilin nuk ka sens që të hymë në detaje çfarë është diskutuar se janë bërë shumë takime. Çështja e parë është një cështje komplekse me 13 të dënuar, dhe me siguri për kompleksitetin që ajo ka dhe vlerësimit të ekspertëve të mi, sepse unë nuk jam profesionist i fushës, unë jam pronar mazhoritar i studios ligjore. Dhe si i tillë kam të njëjtat tagra dhe mbrojtja që kanë avokatët për negociata, konfidencialitetin etj, janë të tilla që deri në shkallën e tretë teorikisht mund të shkonin deri në një X kufi të cilin unë sot nuk e mbaj mend se kanë qenë diskutime të ndryshme. Është një diskutim për një person, për 13 persona, por totali i çështjeve të kësaj natyre, përshembull unë do të them një detaj, mendohet që janë kamionë me dokumente, çështja është komplekse, e madhe me shumë elementë dhe persona. Por kush e ka caktuar në Republikën e Shqipërisë një kufi të kontratave? Askush, palët negociojnë, aq më tepër që ishim në nivel diskutimi", tha Çili.
Lajmi kryesor:
Çili: S'kam ndikuar tek asnjë gjyqtar! Apartamentet në Velipojë m'i dhuroi Fishta! Për 1 mln eurot për çështjen 'Aliko' ishim në negociata! (VIDEO)
G.M./ReportTv.al