Kryeministri Edi Rama

‘A i dëgjove thirrjet e fëmijëve Rama ik’? Kryeministri-komentuesit: Me mua argëtohen, ndërsa juve të PD-së as s’ju llogarisin fare

2 Shkurt 2021, 20:22| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 21:32

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizues një komentues, i cili e pyet nëse i ka dëgjuar thirrjet e fëmijëve teksa thërrisnin ‘Rama ik’.

Kreu i qeverisë shprehet se fakti që demokratët gëzohen nga këto thirrje është një tregues se si është katandisur PD-ja. E megjithatë, këto thirrje, Rama i sheh me nota optimiste.

Komentuesi: A i dëgjove ato kalamajt ‘Rama ik Rama’

Rama: Jo nuk e dëgjova gjë, po kam dëgjuar herë të tjera kalamaj që thonë ‘Rama ik’ dhe kënaqem kur i dëgjoj se argëtohen me këtë thirrje kundrejt një 2 metrorshi si puna ime (sic argëtohesha dikur unë me kalamajtë e tjerë me auriun Silva, po ti s’e di se kush ishte ariu Silva), ndërkohë që kur shoh se si kënaqen disa si puna jote me këtë fakt, ndjej keqardhje se si u katandis PD-ja e shkretë që gënjen veten me thirrjet e kalamajve. Dhe problem më i madh e di kush është? Që ata kalamajt me mua argëtohen, kurse juve s’ju kanë fare në llogari se kaloni a se s’kaloni në rrugë.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O zot..: 02/02/2021 21:36

    Ti që thua duhet të iki z.Rama,po pastaj kush të vijë?

    Përgjigju
  • Ratabuli Babuli: 02/02/2021 21:23

    O maksmut po për kë ka ardh koha për ty dhe lyl dylin o maksmut ? Edi Rama është gjigand i Shwipris e Shqiptarët kan fat që kan Edi Ramën se po të ishte lyl dyli në ktë koh me kto fatkeqsi që ka pas Shqipria do ishte bo nami o maksmut se ne e kena provu lyl dylin ça ka bo kur ka qen në pozit. Të falenderoi për mirkuptimin o maksmut zheni.

    Përgjigju
  • Maksuti: 02/02/2021 21:09

    KA ARDHUR VERTETE KOHA Z RAMA TE IKESH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?