Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla

A është ai 'Taulanti' i përgjimeve? Balla: Numrin tim e ka gjithë Shqipëria, do ta vendosë gjykata

12 Dhjetor 2022, 18:05| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 23:00

  • Share

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se do të jetë gjykata ajo që do të dalë në përfundimin nëse është apo jo ai, ‘Taulanti’ që figuron në përgjimet e prokurosisë duke komunikuar me persona të inkriminuar në Elbasani. Në një deklaratë për gazetarët, Balla tha se e gjitha është një sulm politik.

“Këtë çështje do ta sqarojë gjykata ku unë kam firmosur sot padinë dhe kallëzimet përkatëse penale dhe unë kam besim që drejtësia kësaj çështjeje do ti shkojë në fund. Se kush ka përgjuar, se kë ka përgjuar, se si është përgjaur, se si kjo u kthye pas gjashtë vitesh për qëllime të konsumit politik, dhe në fakt le të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Numrin tim e ka gjithë Shqipëria dhe unë po ju them që ai numër të verifikohet në gjykatë, prisni”, tha Balla.

Prej javësh opozita akuzon kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se është i përfshirë në dosjen hetimore për vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Akuza u bë publike pas deklarimit në gjykatë të Ardian Çapjas, i cili tha se vrasja e avokatit të tij, Ravik Gurra do të zbulonte implikimin e një politikani të rëndësishëm.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?