Butrinti, foto nga Arkiva e Shtetit

A e dini se qindra turistë vizitonin Butrintin edhe në vitet ‘30? Zbulohet dokumenti që njoftonte ardhjen e 400 të huajve për të parë gërmimet arkeologjike

16 Korrik 2023, 12:13| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 12:28

  • Share

Butrinti ka qenë e mbetet siti arkelogjik më i famshëm në Shqipëri, me vizitueshmërinë më të lartë dhe një ndër reklamat më të forta të Shqipërisë turistike.

Por a e dini se qindra turistë vizitonin qytetin e lashtë të Butrintit në vitet ‘30?

Nga Arkiva e Shtetit zbulohet se në vitin 1935 Zyra Turistike nëpërmjet shkresës bashkëlidhur, njoftonte ardhjen e 400 turistëve të huaj për të vizituar gërmimet arkeologjike të Butrintit.

Po ashtu, jepeshin udhëzimet e duhura për lehtësimin e masave për pritjen e turistëve dhe përjashtimin e tyre nga taksat e qytetit.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?