A duhet t’i besojmë Petrit Vasilit?! Kur ishte Ministër i Shëndetësisë i dha miliona euro tendera Luçit (djalit të dajës)

22 Gusht 2020, 15:56| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 15:59

  • Share

Të dhënat e siguruara nga Gazeta “Shqip” si dhe një seri deklaratash të eksponentëve socialistë, kane zbuluar kompani farmaceutike të lidhura me ish Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili. Ky i fundit vazhdimisht poston statuse në rrjetet sociale, kundër korrupsionit qeveritar dhe mënyrën sesi tenderohen fondet publike.Por ndërkohë vetë Vasili, përgjatë kohës që mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë, 2009-2012, i ka dhënë tendera kompanisë “Megapharma Shpk”, në pronësi të Rasim Hamzaraj, të cilin e njohin me pseudonimin Luçi. Partia Socialiste kur ishte në opozitë deklaronte se Vasili kishte lidhje të afërt gjaku me Hamzaraj, ai ishte djali i dajës së Ministrit.

Sipas thesarit të shtetit, vetëm gjatë vitit 2010 kompania “Megapharma Shpk” pati përfituar 9 milionë euro në tenderë publikë në fushën e shëndetësisë, ku Ministër ishte kushëriri i tij, Petrit Vasili. Ky ishte një konflikt i hapur interesi, pasi nëpërmjet lidhjeve nepotike, dyshohej se po eleminoheshin dhjetra kompani që garonin në tendera. Ndërkohë edhe përgjatë vitit 2012, ku vijonte si Ministër Vasili, kushëriri i tij Luçi (Rasim Hamzaraj) përthithi edhe 4 milionë euro nga institucionet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

Tenderat e fituara nga "Megapharma SHPK", në vitin 2012

Tenderat e fituara nga “Megapharma SHPK”, në vitin 2012

Këtë lidhje nepotike korruptive, e denoncoi disa herë deputeti Eduard Shalsi.
“Në vitin 2009 kompania Megapharm, e cila për hir të së vërtetës operon prej vitesh në tregun e ilaçeve, ka fituar një numër tenderësh, shuma e të cilave arrin në shifrën prej 1 000 000 euro,” ka deklaruar Shalsi në 15 nëntor 2010.

“Ajo që e komplikon pozicionin e Ministrit të Shëndetësisë është se po kjo kompani përgjatë vitit 2010 dhe vetëm deri në korrik, ka fituar tenderë jo me në shifra të ngjashme por e dini sa?  9 000 000 euro. Po po plot 9 000 000 euro“ shtoi ai.

Edhe ish deputeti socialist Eltar Deda, gjatë një interpelance në parlament në Korrik 2010, përmendi lidhjen Vasili-Hamzaraj. “Unë mund t’ju them se “Megapharm” është një kompani farmaceutike, distributor farmaceutik, i cili është vetë i familjes suaj dhe drejt kësaj kompanie dhe drejt këtij distributori janë adresuar të gjitha tenderët dhe prandaj është ndaluar shpallja dhe lidhja e kontratave të këtyre kompanive,” kas deklaruar Deda, sipas faqes zyrtare te Partisë Socialiste.I njëjti trend përfitimesh të fondeve publike, vijoi edhe gjatë bashkëqeverisës PS-LSI, ku Petrit Vasili mbante postin e anëtarit të Komisionit të Shëndetësisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar gjate vitit 2016, nje auditim përformance mbi prokurimet publike te kryera gjate vititeve 2014-2015 në ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e saj te varësisë.

Sipas raportit mbi kontrollin e KLSH, kompania “Megapharma Shpk”  rezulton të ketë marrë mbi 60% të kontratave prej këtyre prokurimeve.Duke verifikuar kohën e kryerjes së këtyre prokurimeve rezulton se ajo përputhet, madje paraprihet gjithnjë me qendrime të ashpra e deri bllokuese të Petrit Vasilit si kryetar i grupit  parlamentar i LSI por në rolin e anëtarit te komisionit te Shëndetësise në Kuvend.Kur i rikthehesh zhvillimeve të fundit, pyetja që ngrihet është nëse qytetarët duhet të vijojnë e t’i besojnë politikanëve si Petrit Vasili, i cili interesin vetjak dhe familjar e ka vënë përpara atij publik?!/Shqip

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hahs: 23/08/2020 13:45

    O bukuri dheut o koqekandari

    Përgjigju
  • Patrick: 23/08/2020 03:27

    Ky vazhdon të bëjë akoma gam gam... funderrine si puna e ketij nuk besohet

    Përgjigju
  • edi: 23/08/2020 02:12

    Titi -Titi - Titi cfare degjojme per nje burre qe akuzon te tjeret Ne te dinim zotni ti na dole Kumarxhi

    Përgjigju
  • O Vasil: 22/08/2020 23:13

    O rrocke gamori

    Përgjigju
  • farmacisti: 22/08/2020 18:03

    Ky tit legeni per nga natyra e tij eshte demagog origjinal, kur i ben vete pislliqet i quan ligjore dhe te drejta kur i sheh qe edhe te tjeret bejne si titka i leshit te dhise, i quan veprime korruptive, pirdh o pitrit pirdh me gjithe lsi-ne tate qe jeni dhjere ne breke

    Përgjigju
  • Daku: 22/08/2020 17:36

    Vasili surrat pedofili ordiner...

    Përgjigju
  • Jola: 22/08/2020 17:20

    Te gjithe derrat nje turi kane. Ju befshin ilace ishalla e mos xhecin derman

    Përgjigju
  • Beni: 22/08/2020 16:49

    Kur ben si businessman edhe Luçi,vk.E vertete eshte qe Vasili e palloi ne tendera.

    Përgjigju
  • grandi: 22/08/2020 16:36

    i bini kopukut! na ka vjedhur qëni

    Përgjigju
  • Frroku: 22/08/2020 16:13

    Tash 30 vjet secili politikan e ka treguar fytyren e vet. Nese ka fakte dhe argumenta,te denoncohen aty ku duhet.

    Përgjigju
    • Dena: 22/08/2020 17:59

      Fityrë hajduti, servili dhe froçoje!

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?