Vezë të skuqura me vaj ulliri

A duhen skuqur vezët me vaj ulliri? Mësoni mënyrën e duhur

18 Shtator 2022, 18:42| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 18:47

  • Share

Vezët përbëjnë një nga mënyrat më të shëndetshme për të nisur ditën. Megjithatë, pavarësisht vlerave që ofrojnë për shëndetin, mirësia e tyre varet nga yndyra e përdorur për gatim. Yndyrnat më të përdorura nga amvisat shqiptare për skuqjen e vezëve janë: vaji vegjetal dhe gjalpi.

Kohët e fundit, ndërgjegjësimi për rolin e yndyrnave në shëndetin e njeriut ka rritur përdorimin e vajit të ullirit në gatime të ndryshme, përfshirë skuqjen e vezëve.

Ekspertët thonë se përdorimi i vajit të ullirit në skuqjen e vezës siguron ruajtjen e disa prej antioksidantëve më të nevojshëm. Për më tepër, vaji i ullirit garanton që e bardha e vezës të jetë kërce, ndërkohë që e verdha të jetë e butë dhe e lagësht.

Vaji i ullirit për skuqjen e vezës

Studime të mëparshme kanë sugjeruar se përdorimi i vajit vegjetal për skuqje është i dëmshëm për shëndetin. Kjo ndodh sepse gjatë skuqjes ai çliron lëndë toksike. Ndonëse vaji i ullirit klasifikohet si vaj bimor, pra vegjetal, studimet kanë konfirmuar se ngrohja e kësaj yndyrne mono-të-pangopur krijon më pak substanca toksike.

Duke qenë se piku i djegies së vajit të ullirit është i ulët, ai ngrohet shumë shpejt dhe prodhon një vezë të skuqur në mënyrë perfekte.

Disa njerëz nuk e preferojnë vezën e skuqur me vaj ulliri, sepse aroma e tij përthithet nga veza.

Por vaji i ullirit kur skuqet nuk ka aromë të tepërt shqetësuese.

Si të skuqni vezën në vaj ulliri

Vendoseni tiganin në zjarr dhe hidhni një ose dy lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Ngroheni në temperaturë mesatare për një minutë.

Kujdes të mos nxehet tepër.

Thyejini vezët, hidhini me kujdes në tigan dhe lërini të skuqen.

Spërkatini me pak kripë dhe hidhuni sipër pak vaj nga fundi i tiganit me ndihmën e një luge të vogël.

Kjo duhet bërë derisa e bardha e vezës të fryhet, të bëhet krokante në cepa, ndërsa e verdha të jetë e lëngshme.

I gjithë ky proces zgjat 2 minuta.

Vezët e skuqura mund t’i kombinoni me djath, perime por edhe qumësht apo mund t’i hidhni sipër kos./AW

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/09/2022 01:55

    Veze te skuqura ne vaj i kam provuar,por nuk i ben dot konkurence gjalpit dhe pervec kripes,i hidhet dhe piper i zi.Shkojne mire me djathe te skuqur i lyer me miell para skuqjes se ngjitet,ose me drudhe djathi siper,me domate,me speca,me sallam,me bacon,ham.Sot perdoren dhe ene speciale ku mund t'i gatuash pa yndyre fare.Me kos siper eshte hera e pare qe e degjoj,por kam provuar nje here veze te skuqur e sperkatur me pak leng limoni siper,nuk ishte e keqe,por le te themi qe bejme dhe pa te.S.d.q veza sic ka kalori,ka dhe kolesterol shume te larte,qe e permban e verdha e vezes,e bardha eshte me e shendetshme,por nga qe ka permbajtje te larte albumine,nuk eshte e pershtatshme per ata qe vuajne nga veshkat.Te hash veze 2-3 here ne muaj,mendoj qe eshte mjaftueshem per te plotesuar shijet,menyne,nevojat e trupit,por dhe te ruash shendetin,pa bere dieta te tepruara dhe pa ngrene gjithemone //si derr//.

    Përgjigju
    • Anatol: 11/12/2023 08:55

      Veza eshte ushqim me shume vlera. Nuk eshte e vertete qe ka kolisterol. Une kam dy vjet qe cdo mengjes ha dy veze te zjera dhe ndihem shume mire. Nuk marr ilace dhe jam 69 vjec. Hani veze.

  • Lui: 18/09/2022 20:20

    Eshte e gjitha nje farse. Edhe vaji i ullirit qe eshte vertete nje medikament natyral, kur vjen puna ne skuqje, ai shnderrohet ne nje vrases. Nese kalon nje temeperature te caktuar, vaji i ullirit i humb vlerat dhe shnderrohet thjeshte ne nje yndyre te demshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?