A do zgjidhen dosjet që ‘flenë’ në SPAK? Juristi: Lehtësisht të hetueshme! Bregu: Inceneratorët pengohen nga lidhja me bankat! Analisti: S'godet dot as krimin 'pikant'

6 Janar 2023, 17:49| Përditesimi: 6 Janar 2023, 18:41

  • Share

A do arrihet ‘misioni’ i SPAK me Dumanin në krye? Kjo ka qenë pyetja e shtruar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv. Pas takimit të sotshëm të Yuri Kim me kreun e ri të SPAK, për juristin Redi Rama supervizimi nga SHBA është shenjë optimiste për hetimet më të specializuara. Për juristin, politika mund të faktohet shumë lehtë dhe se prokuroria ka mundësi t’i japë zgjidhje edhe inceneratorëve.

“Hetimi duhet të jetë në metoda të avancuara dhe të specializuara si BE dhe SHBA. Këtë se ka aktualisht Shqipëria fatkeqësisht. Goditja e politikës është e vështirë, paratë dhe korrupsioni në Shqipëri ka qenë i hapur.

Patjetër që mund të faktohen shumë lehtë. U përmend dosja e koncensioneve në shëndetësim, mendoj se ajo s’ka asgjë të vështirë që ka 3 vjet që rri nën hetim.

Përveç ndonjë dosjeje që janë jashtë Shqipërisë, të cilat problematikat e kanë pasur në Shqipëri janë lehtësisht të hetueshme. Prokuroria ka mundësi t’i japë zgjidhjeje edhe inceneratorëve.”- tha ai.

Sa u përket dosjeve që ‘flenë’ në SPAK, për gazetarin Sokol Bregu, hetimi i Prokurorisë së Posaçme pengohet edhe nga ndërlidhja me shumë faktorë. Pra nëse marrim çështjen e inceneratorëve, problemi më i madh i këtyre hetimeve është ndërlidhja e kësaj çështjeje me bankat. Nëse edhe bankat hyjnë në lojë do të ketë kolaps financiar.

“E pengon. Sepse nuk mund të futesh në bankë. Nëse do bëhet një hetim banker, përderisa se bëri dot Komisioni Parlamentar… A doli kjo historia, si u gjet ai pensionisti me gjithë ato para. A e fut edhe këtu bankën? Epo po t’i hetosh këto, ndodh një kaos total financiar. U gjet zoti Koka se ai e kishte bërë me të vetën, ata të tjerët i kanë bërë me llogaritë e pensionistëve.

Hyjmë në kolaps financiar.”- tha ai.

Ndërsa për analistin Poli Hoxha situata kriminale në Shqipëri ka evoluar. Sipas Hoxhës, ajo që në vitet 2000 apo edhe më herët në vendin tonë ishte krim sot është i ndërlidhur me politikën. Sipas tij, SPAK e ka shumë të vështirë të godasë politikën por edhe krimin pikant.

"Që kur filloi SPAK u lëshuan të gjithë në kurriz të tij. Pra kjo e ka penguar, po ta vësh re çdo gjë ëhstë e fokusuar te SPAK. Unë ta them me bindje që nuk jemi më në vitet 2000 apo edhe më herët me atë lloj krimi. Tani, ky krimi është bërë biznesmen, ky është brenda në parti politike, është bërë deputet, është berë biznesmen etj. Ne nuk nxjerrim dot lajm për një vrasje thotë u vra biznesmeni. Unë them që SPAK ka vështirë të godasë jo vetëm politikën po krimin pikant."

Analisti shtoi gjithashtu se shumë shpejt do dalin disa persona Non Grata nga Britania e Madhe. Mes tyre do jenë edhe deputetë të opozitës por edhe ish ministra të mazhorancës.

“Tani në fillim të janarit pritet të dalin aktin e dytë për Non Gratat. Ka deputetë nga krahu i foltores ka dhe ish ministra nga qeveria, do jenë nga Britania e Madhe.”- tha Poli Hoxha.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 06/01/2023 20:01

    Nuk eshte pare deri me sot qe nje jurist te deklaroje gjepura se bankat jane me imunitet nga hetimi penal! Askush nuk eshte mbi ligjin. Dhe nuk ka ndonje zamet te madh puna. Eshte mese e qarte qe kreu i cdo ndermarrje te llojit mafioz ne shtetin tone, nga 2013 e ketej, ka si autor Edi Rama dhe organizaten e tij; dhe para tij Sali Berisha dhe organizata e tij; dhe te dy se bashku edhe me Ilir Meta dhe organizata e tij. Pra nje "network" organizatash politiko mafioze qe kane asgjesuar shtetin dhe ne presim qe nje ose dy apo tre prokurore ti hetojne dhe cojne para akuzes! Patetike komplet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?