A do të shpërthejë lufta Turqi-Greqi dhe pse Ankaraja mund ta godasë Athinën pa asnjë dëm?

14 Gusht 2020, 23:05| Përditesimi: 14 Gusht 2020, 23:14

  • Share

Pas firmosjes së marrëveshjes detare mes Greqisë me Egjiptin, Turqia reagoi ashpër pasi deklaroi se ishte bërë sipas interesave të këtyre dy vendeve.

Duke e konsideruar këtë marrëveshje si “jo ekzistente”, Turqia nxori në det anijen e saj eksploruese dhe u tregoi të gjitha vendeve, miq apo armiq, se nuk do të heqë dorë nga pretendimet e saj në “Atdheun Blu”.

Zona që Turqia përfshiu në eksplorim përmban fushat naftëmbajtëse, të cilat janë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar midis Greqisë dhe Egjiptit.

Mes konfliktit të Turqisë dhe Greqisë për Mesdheun Lindor, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan bëri deklaratën e bujshme: “Ata që sulmojnë bashkëkombësit dhe vëllezërit e mi duhet ta dinë se do të japin llogari për këtë çështje përmes ligjit ndërkombëtar dhe metodave të tjera. Qëndrimi i Greqisë në Egje dhe Mesdhe është i qëllimshëm dhe mashtrues.

Nuk mund të shpjegohet me logjikë dhe gjykim të shëndoshë kërkesa për të zotëruar juridiksion detar mbi një ishull, i cili është vetëm 2 km larg bregdetit turk dhe 580 km larg Greqisë kontinentale.

Unë gjithashtu paralajmëroj edhe BE-në për këtë. A i përmbush një shtet anëtar i BE-së detyrimet e tij për të mbrojtur të drejtat e pakicave sipas legjislacionit evropian? BE-ja duhet t’i kërkojë llogari qeverisë greke për këtë.

Të pretendosh juridiksion detar mbi një sipërfaqe 40 mijë kilometra katrorë duke u nisur vetëm nga një sipërfaqe toke prej 10 kilometrash katrorë është edhe qesharake, edhe e pabazuar për sa i përket ligjit ndërkombëtar. E ftoj edhe një herë Greqinë që të respektojë të drejtat e Turqisë”, tha Erdogan.

Mesazhi i lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes turke pas deklaratës së Erdoganit thoshte se anijet dhe avionët që i përkisnin forcave  detare po vazhdojnë të shoqërojnë stërvitjet tona Yavuz dhe Fatih, dhe anijen eksploruese Barbarosa Hayrettin.

Është mjaft e qartë se anijet dhe avionët janë një paralajmërim i pastër se në rast të ndonjë sulmi në anijet tona të nga ana greke gjatë eksplorimit në Mesdheun Lindor, ushtria do të përmbushë detyrat e saj, shkruan gazeta turke "Yeni Safak".

Ndërsa deklaratat e mëpasshme të Turqisë njoftuan se zona e Mesdheut lindor u kthye në një “teatër lufte”.

Rusia do të zhvillojë një stërvitje raketore në këtë rajon. Ka një atmosferë të plotë të panikut në Greqi. Është pohuar se një pjesë e zonës ku anija "Oruç Reis" do të kryejë eksplorime është brenda territorit grek kontinental. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thirri Këshillin e Mbrojtjes në një takim të jashtëzakonshëm që zgjati 59 minuta.

Gjatë deklaratës së shkurtër, u tha se situata ishte vlerësuar dhe reagimi i Greqisë në çdo rast do të jetë i duhuri.

Kjo ishte e vetmja deklaratë e bërë. Nuk ka dyshim se Greqia nuk mund të jetë e vetme në këtë përplasje me Turqinë. Si gjithmonë, ajo po kërkon ndihmën e Evropës dhe NATO-s. Duket sikur Presidenti Francez,  Emmanuel Macron, i njohur si antiturk, është njeriu që qëndron pas marrëveshjes midis Kajros dhe Athinës.

Sidoqoftë, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavushoglu tha se, “Sipas informacionit të marrë nga Ankara, është e qartë se shelfi kontinental i Egjiptit nuk është brenda kufijve që pretendohen nga Turqia”.

Çavushoglu deklaroi se shelfi kontinental i pretenduar nga Greqia është qartë në kundërshtim me shelfin kontinental të Turqisë.

Ministri i Jashtëm tha se Athina dëshiron të fillojë zbatimin e marrëveshjes së saj me Kajron nga shelfi kontinental i Kretës dhe ishujt përreth tij, por që duhej të tërhiqej qartë nga ky pozicion:

Duket se të drejtat e tyre të sovranitetit mbi ishujt atje, përfshirë Kretën, u kompromentuan. Kjo në thelb mbështet teorinë tonë”.

Shpërthimi i kryeministrit grek Mitsotakis duke thënë se: “Ushtria jonë është e gatshme”, ndërsa tensionet e Mesdheut Lindor po vazhdojnë midis Turqisë dhe Greqisë, konsiderohet jo shumë e rëndësishme nga qarqet ushtarake.

Megjithatë, e rëndësishme është pyetja se çfarë është në gjendje të bëjë Turqia nëse ndonjë prej elementëve të vet sulmohet, kryesisht anija e tij eksploruese sizmike Oruç Reis.

Sipas ekspertëve, Turqia ka instrumentet e afta për të goditur Athinën pa rrezikuar jetën e asnjë prej ushtarëve të saj. Prandaj, një luftë midis Turqisë dhe Greqisë është më në dëm të fqinjit tonë…/ Shkruan gazeta turke.

Komento

Komente

  • Dhimitri: 15/08/2020 23:53

    Greqia ashte ndeshe në hundleshe jo si me SHqiperine

    Përgjigju
  • X berati: 15/08/2020 16:10

    Fajin e ka shqiperia se kemi ne pushtet leshin e preshin se kemi drogen e hashashin sepse leshi e preshi e kane mendjen tek droga e tek hashashi nuk w kane mendjen si vuajne emigranter prandaj greqia nuk ka faje ne kete ceshtje se permbush kushtet e saj per te mbrojtur popullin grek qe jetojne ne greqi prandaj o popull shqiptare shkudni leshin edin ramen dhe preshin erion bracen sepse e kane mendjen ku ti fusin leket e vjedhura nga taksat e shqiptareve

    Përgjigju
  • Iris: 15/08/2020 03:05

    Asgje nuk ka per te ndodhur,megjithese ,po ti shija qe te dy keta shtete ne fund te detit nuk do me vinte aspak keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?