A do të mbyllen sërish kufijtë? Çertifikatë vaksinimi dhe rikthim i mundshëm i karantinimit

22 Janar 2021, 09:29| Përditesimi: 22 Janar 2021, 15:51

  • Share

Të enjten krerët e vendeve të BE-së u konsultuan lidhur me krizën e koronavirusit dhe koordinimin e masave për menaxhimin e saj, duke përfshirë rregullore më të ashpra udhëtimesh dhe shpërndarje masive të vaksinave

Parimisht u pranua ideja për aplikimin e një certifikate vaksinimi. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, që drejtoi video- konferencën të enjten tha se megjithatë BE mbetet e „rezervuar” sa u përket avantazheve që mund të mundësohen nga certifikata e vaksinimit lidhur me udhëtimin.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha pas samitit, se për shkak të mutacionit të virusit janë të nevojshme më shumë testime, edhe ndaj variantit të ri që me gjasë është edhe më ngjitës..

Liderët e Bashkimit Evropian kërkojnë nga qytetarët që të reduktohen sa më shumë udhëtimet. Qëllimi kryesor është të mbahet nën kontroll përhapja e virusit pa qenë e nevojshme të pezullohen rregullat e lëvizjes Schengen.

Në vendet e cilësuara pika të nxehta të COVID-19, udhëtarëve do t’u kërkohet një test PCR dhe do të vendosin si masë të nevojshme edhe karantinimin e udhëtarëve.

Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar nga liderët e BE ishte strategjia e vaksinimit, ku janë shtuar shqetësimet ndaj kompanive farmaceutike  për vonesat në shpërndarje. Liderët rikonfirmuan se vaksinat duhet të shpërndahen në të njëjtën kohë dhe duhet të jenë në bazë të popullatës

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?