A do largoheni nga politika nëse nuk fitoni zgjedhjet? Basha ‘nervozohet’ me gazetarin: S’është temë për t’u diskutuar

15 Janar 2021, 16:04| Përditesimi: 15 Janar 2021, 16:10

  • Share

Lideri i opozitës, Lulzim Basha është nervozuar me pyetjen e bërë nëse do të largohet nga politika nëse humb sërish zgjedhjet edhe më 25 prill. Duke iu shmangur pyetjes ai u shpreh në emisionin Opinion se kjo nuk ishte tema për t’u diskutuar, duke mos u përgjigjur sesi do të veprojë në rast se Rama zgjidhet sërish kryeministër.

Megjithatë Basha vazhdon të përsëris të njëjta fjalë se shumica e shqiptarëve duan ndryshimin, por pa specifikuar kurrë se si do e sjellë PD këtë ndryshim kaq të kërkuar nga qytetarët që ajo vetë përmend.

“Nuk është kjo arsyeja që kemi ardhur të diskutojmë. Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar. Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike”, tha Basha.

Komento

Komente

  • Delinquenti: 15/01/2021 18:54

    Po' edhe kjo gazetarja c'eshte nje si ore I ben pytje ti liderit te opozites ne qoftese I humb zgjedhjet.... Po' dihet qe ai do ti fitoje zgjedhjet EDHE SE DO TI HUMBI ai fiton dhe prap protesta me djegje e shkatarrime por ISHALLA FOL SHPEJT AJO AMERIKONJA SE KETO ME KET MENE QE KANE KAN PER TE DJEG E PRISH DYNJON.

    Përgjigju
  • Taipi: 15/01/2021 17:18

    Mire o lali mire...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?