A do kapen 'peshq' të mëdhenj?
Voda: Këtë mandat jemi zotuar...

3 Nëntor 2017, 22:35| Përditesimi:

  • Share
Ministri italian Marco Minniti u shpreh sot se sfidë mbetet ndëshkimi i të paprekshmëve në Shqipëri. "Ne duhet t'i godasim trafikantët, organizatat e mëdha që menaxhojnë trafiqet, duhet të godasim të ashtuquajturit të paprekshëm, se ne Itali, Evropë nuk ka të paprekshëm”- tha ministri italian.

E pyetur në emisionin ‘Repolitix’ të Denis Mingës në Report Tv, zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh se jemi zotuar që ta përmbushim këtë mandat këtë çështje.  

Përsa i përket kanabisit, objektivi është që të mbajmë standardin, nuk do të jemi në gjendje gjumi, vigjilentë, monitorimet do të vijojnë edhe me Italinë, po ashtu edhe kontrolli i territorit. Luftë pa kompromis kundër trafikimit. Peshq të mëdhenj dhe të paprekshëm? Besoj së Ministria e Brendshme në këtë mandat është zotuar ta përmbushë” deklaroi ajo.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?