9-mujori 2022, OSHEE redukton më tej humbjet, shtatori zbret në 14.9%

19 Tetor 2022, 12:53| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 14:54

  • Share

Treguesi i nivelit të humbjeve regjistroi nivelin 19.9% për periudhën e 9-mujor 2022, dukshëm më i ulët se periudhat e mëparshme, duke konfirmuar kështu rezultatet pozitive të reformës në sektorin energjetik, kur niveli ishte 45%.
Treguesit paraqiten inkurajues, si Tirana dhe Fieri me nivel humbjesh nën 10%, apo Durrësi, Berati, Vlora, Gjirokastra dhe Elbasani, rezultuan nën 15%. Vetëm në muajin shtator, humbjet në të gjithë vendin zbritën në 14.9%

Rajoni i Shkodrës mund të konsiderohet “histori suksesi”, ku pas një periudhe të gjatë “bllokimi” në intervalin 60% – 40%, sot në 2022, tregusit e nivelit të humbjeve kanë zbritur në 23%. Në shifra absolute si 9-mujor, humbjet janë reduktuar me 58 mijë MWh, gjë që reflekton pozitivisht në financat e shoqërisë OSSH.

Në raport me vitin 2013, kur humbjet ishin 45% dhe në vlerë absolute ishin 3,22TWh, OSSH me ecurinë pozitive aktuale parashikon të ulë për vitin 2022 kundrejt 2013 me 1,77 TWh. Kjo ulje me afro me 55%  është falë masave shtrënguese për formalizimin e sektorit.

Investimet në sistemin e matjes, në teknologji, organizim stafesh në terren dhe përmirësimi i cilësisë së kontrolleve, duke rritur faturimin dhe zbuluar raste të vjedhjes së energjisë elektrike, janë mekanizmat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH Sh.A), pjesë e OSHEE Group Sh.A, që sollën reduktimin e mëtejshëm të humbjeve, objektivi i së cilës për gjithë vitin 2022, është rreth 19,6%.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?