95-vjetori, mungon monografia
e Ibrahim Kodrës

22 Prill 2013, 20:12| Përditesimi:

  • Share
Edhe pse konsiderohet si “babai” i pikturës moderne shqiptare, Ibrahim Kodra nuk njihet sa duhet për të gjithë ata që zgjedhin ta studiojnë. Kjo është arsyeja pse Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë ka vendosur ta festojë 95-vjetorin e lindjes së piktorit të njohur nga Ishmi i Durrësit, i cili e shkriu jetën me krijimtarinë kubiste në Milano të Italisë. Kritikët me këtë rast kanë bërë apel gjatë aktivitetit që u zhvillua mbrëmë në Galerinë kombëtare të Arteve. Sipas studiuesve të artit, Suzana Varavarica Kukës dhe Ylli Drishtit, krijimtaria mjaft produktive e Kodrës, ku përsfhihte një punë rreth 60-vjeçare, duhet të pasqyrohet në një monografi. Varvarica u shpreh se “në shtëpinë muze të Kodrës në Milano ka mjaft materiale mbi jetën e tij, të cilat duhet të përfshihen në një botim të tillë në bashkëpunim mes shqiptarëve dhe italianëve. Njohësit e “maestros” siç e thërrisnin të gjithë, shprehen se pas vitit 2003, pikturat apo veprat e Kodrës kanë ngjallur interes tek koleksionistët shqiptarë, duke krijuar kështu një grupim të atyre adhuruesve që tashmë koleksionojnë firmën Ibrahim Kodra. Mjeshtri i ngjyrave u nda nga jeta në vitin 2006, ndërsa një vit më parë Galeria Kombëtare çeli ekspozitën “Shqipëria Fantastike” duke ekspozuar veprat e fondit të GKA, ato të Italisë dhe të koleksionistëve. Emri i plotë i piktorit shqiptar me famë ndërkombëtare ishte Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra. Lindi lindi në Ishëm, më 22 prill 1918 dhe ndërroi jetë më 7 shkurt 2006, në Milano. Piktori Kodra u largua nga Shqipëria kur ishte 20 vjeç, në vitin 1938, me njė bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ka ekspozuar në Romë, Milano, Venecia, Paris, Belograd, Nju Jork, duke krijura raporte të ngushta me artet moderne dhe me piktorët e mëdhenj si Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso etj. Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetėm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?