Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino

Sport

90-vjetori në FIFA dhe inaugurimi i ‘Shtëpisë së Futbollit’, Infantino të enjten në Shqipëri! Takim me Ramën

28 Shtator 2022, 15:22| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 15:27

  • Share

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino do të vizitojë të enjten Shqipërinë dhe përfaqësuesit e futbollit tonë, me rastin e 90-vjetorit të anëtarësimit të FSHF-së në institucionin më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Një arsye tjetër është edhe inaugurimi i ‘Shtëpisë së Futbollit’, ose siç njihet ndryshe kompleksi ku janë zyrat e federatës, por edhe dy minifushat përbërëse të tij.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri Infantino do ketë edhe një takim me kryeministrin Rama, ndërsa vizitën italo-zvicerani e kishte lajmëruar prej muajsh.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?