90 mijë vdekje prej Covid në Brazil! Australi/ Dita më e zezë Covid për shtetin e Victoria

30 Korrik 2020, 08:44| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 08:46

  • Share

Koronavirusi ka shkaktuar një bilanc të rëndë viktimash dhe të sëmurësh për të gjitha shtetet e Ameriksë së Jugut, por në veçanti në Brazil.

Gjigandi latin ka kapërcyer pragun e 90 mijë vdekjeve.

Në 24 orët e fundit u raportuan 1,595 viktima të pandemisë. Ministria e Shëndetësisë në kryeqytetin Brasilia gjithashtu deklaroi të konfirmuar edhe më shumë se 69 mijë raste të reja pozitiv.

Australi/ Dita më e zezë Covid për shtetin e  Victoria

Për Australinë, e kaluara ka qenë dita më e keqe nga fillimi i pandemisë globale, teksa u raportuan 13 vdekje dhe 700 infeksione të reja.

Në të kaluarën pandemia kishte arritur pikun e saj me 518 raste në ditë, por një valë e dytë në shtetin e Victoria ka goditur kryesisht disa  shtëpi të moshuarish duke nxitur autoritetet të vendosnin kufizime të reja në Melburn.

Nga e diela në Victoria është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave.


Lajmi kryesor:

Italia regjistron 3 viktima dhe 386 raste të reja Covid! Në çdo minutë, 1 viktimë në SHBA...Bota tejkalon pragun e 17 milionë të prekurve


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?