Basha mbledh firmat dhe dërgon kërkesën për t'u regjistruar në KQZ, pas PD dhe 8 parti të tjera

8 Shkurt 2021, 16:27| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 16:42

  • Share

Pas ka mbledhur 5 mijë firma e nevojshme për t'u regjistruar në KQZ  për zgjedhjet e 25 prillit, PD ka depozituar kërkesë për tu regjistruar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Njëkohësisht me të ka në dërguar kërkesë në KQZ edhe 8 parti të tjera.  Dy prej të cilëve aleatë të Bashës, ajo e Fatmir Mediut Partia Republikane dhe LZHK-ja e Dashamir Shehit.

Konkretisht, PD, PR, LZHK, Aleanca Demokristiane, PAA, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Re (LRE), PKD, Partia Aleanca Demokracia e Re i kanë çuar kërkesë KQZ për regjistrimin e tyre, ndërsa nuk dihet se kur do të shqyrtohet nga KQ kërkesa e tyre. Afati i fundit për regjistrimin e partive është 14 shkurti.

3 ditë më parë KQZ regjistroi 10 partitë e para të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit., mes tyre partia e Jozefina Topalli me Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike.

Deri tani janë regjistruar këto parti:

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet   Shpëtim Idrizi

Bindja Demokratike     Astrit Patozi

Lëvizja për Ndryshim    Jozefina Topalli

Lëvizja Demokratike Shqiptare   Myslym Murrizi

Ora e Shqipërisë   Zef Shtjefni

Aleanca Demokratike Shqiptare     Eduart Abazi

Lëvizja e Legalitetit  Shpëtim Axhani

Balli Komëtar    Adriatik Alimadhi

Partia Emigracioni Shqiptar    Kostaq Papa

Partia e Reformave Demokratike   Krenar Rryçi

Kandidatët e pavarur

Pal Shkambi     I pavarur, Shkodër

Plarent Aleksi    I pavarur, Berat

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?