Foto ilustruese

9 muaj pandemi, 1 mijë e 106 të vdekur nga COVID në Kosovë

7 Dhjetor 2020, 08:17| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 08:19

  • Share

Bilanci i Kosovës për 9 muaj pandemi tregon se nga COVID kanë ndërruar jetë 1 mijë e 106 persona të infektuar.

Nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, e deri më tani me SARS CoV2 pozitiv u infektuan 42 mijë e 805 persona.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dje në Kosovë janë raportuar 19 vdekje dhe 468 raste të reja me COVID-19 për 24 orë. Peja dhe Prizreni kanë regjistruar numrin më të lartë të viktimave, për t'u ndjekur nga Prishtina.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (85, 74, 52 vjeç), Prizren 3 raste (91, 76, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (87, 65 vjeç), Ferizaj 2 rast (79, 78 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Gjilan 2 rast (78, 70 vjeç), Drenas 2 rast (78, 73 vjeç), Klinë 1 rast (53 vjeç), Suharekë 1 rast (73 vjeç), Shtërpc 1 rast (74 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.106 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 683 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28.504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.195thuhej në njoftim.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?