Spitali infektiv

89 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete nga virusi

15 Gusht 2022, 17:43| Përditesimi: 15 Gusht 2022, 17:45

  • Share

89 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi.

Rastet, në dukje në rënie, kanë rezultuar nga vetëm 321 testime të kryera, nga ku kanë dalë edhe 179 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 314.991 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht në Shqipëri janë 3.331 aktivë me virusin, 27 prej të cilëve po marrin trajtim në spital.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër virusit. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Statistika (15 Gusht 2022)

Raste të reja ditore   89

Të shëruar në 24 orë    179

Të shtruar në spitale    27

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore   321

Testime totale    1,942,526

Raste pozitive     321,893

Raste të shëruara    314,991

Raste Aktive     3,331

Humbje jete     3,571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   1,271

Fier        512

Durrës     310

Vlorë     301

Gjirokastër    186

Berat     152

Korçë    137

Lezhë    132

Shkodër    132

Elbasan     124

Dibër     47

Kukës    27

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?