Sera me kanabis në Berat

870 kg kanabis në serat e Dronovicës, Prokuroria e Beratit shpall moskompetencë, ia kalon dosjen SPAK: Aktiviteti zhvillohej nga 2 grupe kriminale

29 Dhjetor 2022, 13:37| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 14:31

  • Share

Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencë për dosjen e serave ku përpunohej kanabisi në Frakull dhe ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Posaçme. Prokuroret kanë dalë në konkluzionin se ka dyshime se aktiviteti zhvillohej nga 2 grupe kriminale.

Pas zbulimit të serave në Dronovicës, ku u sekuestruan rreth 800 kg kanabis janë vënë nën hetim 95 gra dhe 11 të tjerë janë në pranga. Report Tv ka mësuar droga nuk ka qenë e mbjellë në serat e Kutallisë por dyshohet se ishte e mbjellë në malet e Skraparit. Droga kishte mbërritur në sera vetëm për paketim dhe amballazhim.

Drejtuesi i Policisë, Muhamet Rrumbullaku përjashtoi përjetësisht nga Policia e Shtetit 7 punonjës policie, të rangut të lartë drejtues. Ndëshkimit nuk i shpëtoi as drejtori i Policisë së Beratit, Edmond Tarkaj, i cili tashmë është i shkarkuar nga kjo detyrë, ulet një gradë më poshtë nga ajo që kishte “Drejtues i Parë” për 6 muaj dhe transferohet në Akademinë e Sigurisë.

Sera në fshatin Drenovicë të Beratit u zbulua gjatë një operacioni anti-drogë më 10 nëntor. Serat ishin të ndara në 4 pjesë,  secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Në kontrollin e realizuar nga policia është arritur të kapet një sasi prej 870 kg kanabis. Policia sekuestroi edhe 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis në proces përpunimi. Gratë që ishin marrë peng për të punuar në serë dhe u shoqëruan nga policia si dhe 9 burrat e arrestuar (8 rojet dhe Hamdi Dyli, pronari që i kishte lënë serat me qira), u morën në pyetje nga policia. 11 personat e kapur në fermën e kanabisit në njësinë administrative Kutalli janë lënë në burg ndërsa 2 gratë organizatore Drita dhe Izmira Mema dhe 95 punëtoret e rekrutuara, po hetohen në gjendje  të lirë.

‘Do vilnin ullinj’, si u morën ‘peng’ gratë për të punuar në fermën me kanabis
95 gratë nga Fushë-Kruja dhe Lezha, nuk ishin punëtore të zakonshme. Ato thanë se ishin mashtruar nga grupi kriminal se do të vilnin ullinj. Kur panë tjetër realitet, gratë u kërcënuan se do i vrisnin familjarët dhe në krye të tyre për t’i ruajtur ishin Drita dhe Izmira Mema, 2 gra organizatorë të rrjetit, të arrestuara nga policia. Gratë qëndronin ditë e natë në serën e shndërruar edhe në hotel dhe familjarë u thonin se do ktheheshin kur të mbaronin me mbledhjen e ullinjve. Me 5 mijë lekë pagesë ditore për punën me kanabisit, gratë e kërcënuara nga 16 në 65 vjeçe kishin zgjedhur të heshtnin. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në çantat e tyre u gjendën sasi të konsiderueshme parash.

Disa prej anëtarëve të grupit, kryesisht rojet, të kërcënuar ashtu si gratë, para familjarë justifikoheshin duke thënë se punonin në Mal të Zi si ustallarë në ndërtim. Ata u kapën në flagrancë në ditën e fundit të punës. Policia kishte informacion për aktivitetin kriminal prej një muaji, ndërsa sipas tyre, nuk ka indicie të përfshirjes së efektivëve blu në këtë aktivitet, ndërsa është ende në kërkim organizatorit që kultivonte lëndët narkotike, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?