83 vjeçari i humbur

83 vjeçari largohet para 3 ditësh nga banesa dhe nuk kthehet, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

8 Qershor 2022, 11:33| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 11:37

  • Share

Një 83 vjeçar ka dalë nga banesa e tij para 3 ditësh dhe nuk është kthyer më.

Denoncimin në polici e ka bërë e bija e tij me inicialet I.G pasi babai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer.

83 vjeçari me iniciale P.P vuan nga skleroza dhe besohet se ky është dhe shkaku i humbjes së tij,.

Policia ditën e sotme ka kërkuar ndihmën e qytetarëve duke vënë në dispozicion një numër telefoni 0694118077 ku qytetarët mund të kontaktojnë nëse e kanë parë ose kanë një informacion.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

 

Ora 12:11
U raportua i zhdukur sot nga po policia, gjendet i vdekur 83 vjeçari nga Lushnja

83 vjeçari që u raportua pak më herët i zhdukur nga policia pas denoncimit të vajzës është gjetur i vdekur ditën e sotme.

Report Tv, pas kontaktit që ka pasur me familjen, ka mësuar 83 vjeçari është gjetur i pajete nga banoret e zonës në një kanal në Kamenicë, fshat i Divjakës.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?