Foto ilustruese

814 viktima dhe mbi 24 000 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në Itali

4 Dhjetor 2020, 20:27| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 20:32

  • Share

Italia e cila është quajtur si një nga qendrat e COVID, ditën e sotme ka pasur një bilanc të lartë të shifrave ditore të infektimeve.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 814 persona dhe janë infektuar 24,099 të tjerë me COVID.

Që nga fillimi i pandemisë numri total i të viktimave në Itali ka shkuar në 58,852 ndërsa i të infektuarve 1,688,939 .

Numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 872,385  persona. Por nga ana tjetër edhe numri i personave që janë në gjendje të rëndë vijon të jetë i lartë. Aktualisht janë 3,567 perosna në gjendje të rëndë.

Lombardia mbetet më e prekura (10634), e ndjekur nga Piemonte dhënat (+5258) që e kaloi kulmin e saj në 6 nëntor. 

Sot ka hyrë në fuqi dekreti i firmosur nga Kryeministri i Italisë Giussepe Conte për implementimin e masave të reja anti-COVID, dhe kjo ka ardhur edhe me kundërshtimin e disa guvernatorëve mbi këto masa kufizuese.

Masat të parashikuara në dekret kanë të bëjnë kryesisht me mbylljen e restoranteve dhe hoteleve, zgjerimin e kohës së orës policore dhe ndalimin e kalimit të kufirit nga qyteti në qytet masë e cila ka nxitur revolta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?