Të rinjtë e LSI duke protestuar sot në Tiranë

8 vjet në qeveri/ Sot të rinjtë e LSI protestojnë kundër drogës

23 Mars 2018, 21:40| Përditesimi: 23 Mars 2018, 21:46

  • Share

Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë organizuar sot një protestë përpara ministrisë së Arsimit.

Protesta e tyre ka patur në fokus kundërshtimin e përhapjes së drograve në shkolla.

Protestuesit mbanin banderola në të cilat thuhej: “Duam Libra, Jo Drogë”.

LSI-ja ka bashkëqeverisur Shqipërinë gjatë tetë viteve të fundit, me Partinë Demokratike dhe atë Socialiste.

Zv. ministrja e Arsimit që nga viti 2009 e deri në vitin 2017 ka qenë Nora Malaj, pikërisht nga radhët e LSI-së. 

Gjatë këtyre tetë viteve as nga të rinjtë e LSI dhe as nga funksionarë më të lartë të kësaj partie nuk mbahet mend që të jenë ngritur apo të jetë protestuar për këtë çështje, e cila të jep idenë sikur të jetë krijuar rishtas, po të nisesh nga kjo protestë.

Megjithatë, protesta është një e drejtë kushtetuese e çdo individi apo grupimi individësh.
 

Komento

Komente

  • Zylyfi: 24/03/2018 13:41

    Me kete proteste te LSI po denohen INTERESAT e te droguar it Rama

    Përgjigju
    • Ben Tironci: 24/03/2018 16:47

      Kesaj i thone pirdh pirdh se lirohesh

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?