8 të vdekur, 127 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

19 Korrik 2020, 17:08| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 17:10

  • Share

8 të vdekur dhe 127 të infektuar të rinj është bilanci i sotëm për Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. 5 viktima janë nga Shkupi  si dhe nga 1 viktimë kanë Tetova, Struga dhe Kërçova.

Në 24 orë janë realizuar 904 testime, ku ka rezultuar 127 raste të reja, konkretisht  janë regjistruar në Shkup-57, Kumanovë-4, Shtip-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Shën Nikollë-12, Kërçovë-4.

Gjithashtu në 24 orë janë shëruar 83 pacientë.

Sipas statistikave nga fillimi i pandemisë janë diagnostikuar 9153 persona me koronavirus, prej të cilëve 4810 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 422 pacientë në Maqedoninë e Veriut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?