Kronikë

8 të plagosurit në aksin Lezhë-Shkodër, eksperti i sigurisë rrugore për Report Tv: Shpejtësia dhe parakalimet e gabuara shkaktarë të aksidenteve

3 Korrik 2021, 19:15| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 19:33

  • Share

Pasditen e të shtunës 8 persona mbetën të plagosur, ku 5 prej tyre ishin të mitur, nga një aksident i 4-fishtë në aksin Lezhë-Shkodër. Eksperti i Sigurisë Rrugore, Fatmir Hasho tha në Report Tv se në këtë aks aksidentet ndodhin vetëm për shkak të parakalimeve të gabuara dhe shpejtësisë së lartë. Hasho u shprehet se ky aks është i mirë dhe me sinjalistikën e duhur, por mosrespektimi i tyre çon në aksidente tragjike.

 "Mendoj se një parakalim i gabuar mund të jetë bërë shkak për këtë aksident. Si aks rrugor është i mirë, por nuk respektohet sinjalistika. Parakalimet e gabuara janë një nga shkaqet kryesore në rrugë Lezhë-Shkodër. Njeriu që drejton mjetin e ka në dorë shpejtësinë, nëse ecën brenda normave  rrugore  të jeni të sigurt që nuk do të ndodhi asnjë aksident", tha Hasho.

Eksperti Hasho tha se sinjalistika është e mirë në shumicën e akseve rrugore në vend, por duhet ndërgjegjësim më i madh i drejtuesve për t'i respektuar ato dhe se duhen vendosur më shumë radar për kapjen e  tyre në paligjshmëri dhe ndëshkimin e ashpër.

" Edhe pse kemi përmirësim të sinjalistikës rrugore nuk ka ndikuar në ulje të aksidenteve dhe kjo pastaj lidhet me përgatitjen e drejtuesve të jetëve dhe prerjen e 'kokave' që shkaktojnë aksidente dhe dënimin e atyre. Duhet të merremi me edukimin e drejtuesve të mjeteve dhe se masat e ashpra duhen zbatuar tek të gjithë njësoj. Duhen vendosur më shumë radarë që të identifikojnë shkelësit", tha ai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?