8 marsi/ Nuk ka festë në Gaza, shumica e grave janë vrarë! Të mbijetuarat kërkojnë vetëm ushqim e ilaçe për fëmijët

8 Mars, 16:42| Përditesimi: 8 Mars, 16:45

  • Share

Për gratë në Gaza, 8 marsi është thjesht një datë në kalendar. Ato po luftojnë për mbijetesë, në kushtet kur shumë prej tyre janë vrarë, e të tjera përpiqen t’u sigurojnë mjetet minimale për mbijetesë fëmijëve të tyre.

Kjo grua është zhvendosur në Rafah dhe gjithçka do, është që të sigurojë ilaçet për fëmijët e sëmurë.

“Me 8 mars këtu nuk është festa e gruas, sepse shumica kanë vdekur. Para sulmit të 7 tetorit, ne kishim një jetë të mirë e të sigurt, por që prej asaj date, gjithçka mori fund. Gratë e mijetuara nuk kanë të ardhme kanë humbur fëmijët e tyre. Çdo ditë këtu është bëhet edhe më e vështirë teksa kërkojmë ushqim, ujë dhe ilaçe dhe gjithçka duam, është armëpushimi”.

“Çfarë kemi fituar nga kjo luftë? Jemi shkatërruar. Vuajmë nga gjithçka; nga varfëria, nga trishtimi. Nuk ka ushqim, nuk ka ujë. Duhet t’i jepet fund luftës”.

Në Gaza që prej 7 tetorit janë vrarë rreth 31 mijë njerëz dhe qindra e mijëra janë plagosur. Mbi 1.7 milionë njerëz ose gati 80% e popullsisë është zhvendosur në Gazën jugore, ende nuk është marrë vendim për armëpushim.

Sipas të dhënave të OKB-së shumë fëmijë në gaza kanë vdekur nga uria, ndërsa disa persona u vranë pak ditë më parë teksa qëndronin në radhë për të marrë ndihma ushqimore.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shpresa-התקווה: 08/03/2024 18:58

    Popullsia e Gazës shkoi nga 400 mijë në 2 milion (u 5-fishua nga 1967) dhe këta e akuzojnë Izraelin për genocid. Tani nga 1 milion gra dhe vajza, janë vrarë fatkeqësisht nga lufta 15 mijë, këta thonë nuk kanë ngelur më femra në Gaza. Nuk u besohet asnjë fjalë as arabëve as mediave antisemite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?