8 gola në 3 ndeshje! Mhillaj, fenomeni që po 'çmend' Dinamon: Këtë sezon ngjitemi në Superligë, ëndrra ime të luaj jashtë vendit

21 Dhjetor 2020, 12:13| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 12:30

  • Share

Mariglen Mhillaj është fenomeni që po mahnit kampionatin e 21-vjeçarëve. Sulmuesi i Dinamos në 3 ndeshjet e fundit ka realizuar tetë gola, në një kohë kur janë zhvilluar 5 javë. Ai aktualisht stërvitet në ekipin e parë të ‘nëndetses’, që sipas tij po e ndihmon shumë të rritet profesionalisht.

“Diferenca nga ekipi i parë tek moshat është shumë e madhe besoj. Ekipi i parë ka stërvitjen më të fortë, janë më profesionista, dhe kjo bën që të ecësh përpara.

Pret që këtë sezon të gjesh hapësira në ekipin e parë?

Besoj se po, gjasat janë për po. Do jap maksimumin dhe do ia arrij.”

Për Report Tv sulmuesi 19-vjeçar thotë se në ekipin e parë të Dinamos mbizotëron një atmosferë mjaft pozitive, ndërsa shton se sezonin e ardhshëm do të jenë në Superligë.

“Shumë mirë, atmosferë shumë e mirë, dhe besoj që këtë vit do jenë në Superligë.”

Shpreson që një ditë të luash për klube jashtë kampionatit vendas?

Tani shpresojmë si çdo futbollist. Ëndrrat janë më të mëdha, do zoti.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?