Sali Berisha

8 dhjetor, në mëngjes janë konservatorë e në dark revolucionarë!

8 Dhjetor 2022, 15:16| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 15:19

  • Share

Dëgjova fjalimin përballë të ashtuquajtur "rinia demokratike", edhe pse në rreshtin e parë ishin po ata që kanë qenë në fillim të viteve '90, por me një dallim të thellë moshe, sepse atëherë ishin 30 ose 40 vjeç e sot, janë 60, 70 e thuajse 80 vjeç! Nuk e di se sa të rinj shqiptarë ose shqiptarë pa dallim moshe janë akoma dakord me një fjalim të tillë që në fakt bën thirrje për hakmarrje dhe politikën e kthen në çështje personale? Dialektika e përdorur nga ai që në 90 ishte 40 vjeç e pas 30 vitesh  është thuajse 80 vjeç i përket një epoke të kaluar. Ishte e dhimbshme kur pash që disa me të vërtetë të rinj në moshë, por të vjetër në mendësi, sot në atë sallë ekzaltoheshin me fjalimin e nxitjes për hakmarrje! Ka një problem të madh me ata që e konsiderojnë veten përfaqësues të PD e kjo lidhet pikërisht me leksikun e fjalorin gjuhësor që përdorin: për shembull fjala revolucion është një term që nuk përdoret nga parti të djathta e sidomos konservatore, por ju referohet partive të majta, të cilat me një ideologji në fillimin e shekullit të XIX  kërkonin ndryshime e përmbysje thelbësore sociale e politike! Kanë probleme leksikut edhe me shumë fjalë të tjera si: liri, liri a vdekje, sovranitet, liberal, vdekje, hakmarrje!

Kjo vjen për faktin se në 30 vjet këta dështuan të krijonin një dialektikë të shëndoshë të djathtë e për pasojë një forcë politike të djathtë të shëndoshë! Këta janë në antagonizëm të vazhdueshëm me veten, sepse në mëngjes zgjohen si konservatorë, pasdite në revolucionarë e në darkë liberal! Problemi i tyre është se nuk kanë një identitet të qartë politik, por janë kameleon politik e tashmë shumica e shqiptarëve i ka njohur e prandaj nuk kanë më as mbështetje e vazhdojnë çdo ditë e më shumë të braktisen duke mbetur një klub që kanë humbur lidhjen me realitetin e janë egocentrik duke menduar vetëm për pushtetin dhe për mundësitë e tyre domuniese në politikë dhe në shoqëri.

"Dita e Rinisë" është kthyer një instrument politik propagandist që shërben vetëm për të ngacmuar nostalgjinë e atyre që erdhën në vitet '90 në emër të rinisë e sot nuk pranojnë as të largohen në emër të pleqërisë duke e lënë Shqipërinë në duart e Rinisë, të asaj rinie që s’ka lidhje me fjalët revolucion, hakmarrje, vdekje, armik, xhelat, bir xhelati, etj! Në sallën e rinisë kishte mes të tjerëve edhe  fëmijët e ish liderëve të kesaj partie për shkak të trashëgimisë e ndërsa fëmijët e familjeve të persekutuara nuk janë në atë sallë, por shumë prej tyre kanë vendosur të mos jenë më as në Shqipëri, sepse kjo e fundit është bërë shoqëri dominuese e dinastive politike. Ndoshta kam të drejtë kur them se "këta" kanë probleme me fjalorin politik që përdorin, sepse kërkojnë revolucion, term tipik bolshevik e në fakt vetë janë model dinastie duke u prezantuar si monark!

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?