'S'na jepnin as ujë', tmerret dhe Revolta e Spaçit në dokumentar, Progni: Plagët e tyre i pashë në trup e shpirt të prindërve të mi!

21 Shtator 2023, 18:14| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 18:27

  • Share

Është shfaqur në kinema “Millennium” dokumentari “Revolta e Spaçit” me regji të Pandeli Çeços dhe skenar të Luljeta Prognit. Gazetarja tregon dhimbjen e ish të dënuarve në çdo rrëfim, dhe bën thirrje politikës dhe shoqërisë të mos neglizhohen plagët e kësaj shtrese.

Atë datë ish të burgosurit e Spaçit nuk mund ta harronin. Në 21 maj të ’73-shit, për të mbrojtur shokun e tyre, spontanisht, hidhen në një revoltë të përgjakshme që do të zgjaste tri ditë…

Pal Zefin pas mbarimit të dënimit, gardianët donin ta rikthenin në birucë, ndërsa i ndillnin vdekjen…

Ngjarja vjen e treguar nga vetë ish të burgosurit, përmes 8 dëshmive në dokumentarin “Revolta e Spaçit” me regji të Pandi Çeços e skenar të Luljeta Prognit… Disa syresh janë të pranishëm në këtë përballje me të shkuarën e hidhur…

Filmi i “Kujto.al”, i realizuar në kuadër të 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit, me mbështetjen e ambasadës zvicerane, shënoi premierën mbrëmjen e së mërkurës në kinema “Millenium” … Paltforma që ‘zbardh’ krimet e komunizmit ka realizuar në 6 vjet afro 20 dokumentarë.

Si në këtë film, gazetarja tregon se në çdo rrëfim të ish të dënuarve të regjimit, ka dhimbje…

“Dhe beteja jonë për ta përcjellë është e vështirë sepse sa herë në u drejtojmë tyre mikrofonin aq herë u kthehet trauma e së shkuarës”

Dokumentari shpalos vuajtjet më çnjerëzore që shqiptari i shkaktoi shqiptarit në makinerinë e ‘çmendurisë” së diktaturës… Ish të dënuarit e burgut të Spaçit, ku u burgosën nga ’68 mijëra persona, tregojnë privimin nga ushqimi, deri edhe nga uji…

Në dhomat ku qëndronin mbi 53 vetë, katet e shtretërve shkuan në 3… Progni udhëton me ish të dënuarit në vendgjarje ku përshkruajnë dramën

Puna në minierë, ku ish të burgosurit ishin duke shkuar dhe ditën e revoltës ishte strapacuese…

Të gjitha këto vuajtje janë reale, nënvizon Progni, duke kritikuar të gjithë ata figura politike, që e shikojnë rrëfimin e tyre të ekzagjeruar.

Por po në mes këtyre torturave sistemi hasi një nga kundërshtitë më të mëdha të mizorisë që mbillte… përfshirë simbolikën e pikturimit të flamurit të kuq pa yllin komunist..

Në dokumentar i bëhet homazh 4 martirëve të Revoltës së Spaçit…

Filmi edhe në këtë rast shërben për të mos harruar, e veçmas, për të sensibilizuar brezin e ri për krimet e së shkuarës.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?