7-Marsi, Kryemadhi: Politika dhe shoqëria të bëjë më tepër për mësuesit, janë aseti më i vyer

7 Mars 2022, 08:49| Përditesimi: 7 Mars 2022, 08:51

  • Share

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar mësuesit në ditën e 7-Marsit.

Ajo shkruan se ndër shekuj arsimtarët e vendit kanë afruar kombin tonë me dritën e dijes, duke promovuar ndërkohë vlerat më të mira, e duke nxitur një botëkuptim europian e perëndimor për brezin e ri.

Ajo shprehet se mësuesit janë aseti më i vyer për përgatitjen e fëmijëve dhe rinisë tonë për të ardhmen, politika dhe shoqëria duhet të bëjë më tepër për mësuesit, mësueset dhe çdo arsimtar, që sot meritojnë paga më të larta, kushte më të mira pune dhe status më të lartë në shoqëri.

"Gëzuar Ditën e Mësuesit Shqipëri!  

Ndër shekuj, arsimtarët e vendit kanë afruar kombin tonë me dritën e dijes, duke promovuar ndërkohë vlerat më të mira, e duke nxitur një botëkuptim europian e perëndimor për brezin e ri.

Përulemi sot me mirënjohje ndaj të gjithëve, atyre që janë sot në krye të misionit, si edhe ndaj atyre që janë në pension.

Kontributi juaj mbetet i përjetshëm për Shqipërinë tonë!

Dita e Mësuesit, duhet të na kujtojë se ndërsa ata janë aseti më i vyer për përgatitjen e fëmijëve dhe rinisë tonë për të ardhmen, politika dhe shoqëria duhet të bëjë më tepër për mësuesit, mësueset dhe çdo arsimtar, që sot meritojnë paga më të larta, kushte më të mira pune dhe status më të lartë në shoqëri.", shkraun Kryemadhi. 


Lajmi kryesor:

Sot 7-Marsi, festa e mësuesit! Rama: Urime! Basha: S'është festë, arsimi është përkeqësuar! Kryemadhi: Politika të bëjë më tepër! Meta: Mirënjohje për misionin fisnik


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?