79-vjetori i Çlirimit, Nikolla: Shqipëria në anën e duhur të historisë, anëtare e denjë e NATO-s

29 Nëntor 2023, 09:57| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 09:59

  • Share

1685601834_1662999861LinditaNikolla.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në një reagim për 79-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë shkruan se vendi ynë është në anën e duhur të historisë. Nikolla thotë se Shqipëria është një anëtare e denjë e NATO-s, kontribuuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Evropë e botë.

29 Nëntori, Dita e Çlirimit, është kurorëzimi i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar. Çlirimi i Shqipërisë është një vepër monumentale e partizanëve shqiptarë, të mbështetur nga populli, të cilët në Luftën e Dytë Botërore e vendosën Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Lufta e ashpër kundër pushtuesve në malet, luginat, fshatrat, qytetet, në çdo pëllëmbë të territorit të Shqipërisë është një sakrificë e madhe, por edhe një frymëzim i madh.

Antifashizmi, liria dhe vlerat demokratike qëndrojnë në themelet e Shqipërisë evropiane, një anëtare e denjë e NATO-s, kontribuuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Evropë e në botë dhe promotore e zhvillimit, integrimit dhe bashkëpunimit në rajon. I bashkohem sot mirënjohjes e nderimit për dëshmorët, veteranët e Luftës, çlirimtarët e Shqipërisë.”


Lajmi kryesor:

Përkujtohet 79-vjetori i Çlirimit! Krerët e shtetit nderojnë Dëshmorët e Kombit! Për herë të parë 29 nëntori kremtohet dhe në Shkodër


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?