78-vjetori i genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, vijnë edhe qytetarë nga Kosova për pelegrinazhin në varrezat e Kllogjerit

25 Qershor 2022, 20:37| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 21:11

  • Share

I kthyer tashmë në traditë, këtë të shtunë PDIU, Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”, organizuan pelegrinazhin në Varrezat e Kllogjerit, bashkia Konispol, në kuadër të 78-vjetorit të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Shqiptarë të Çamërisë por edhe qytetarë të tjerë  të ardhur që nga Kosova ishin të pranishëm në Varrezat e Kllogjerit, në vendin ku humbën jetën më shumë se 2900 çamë, të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre. Merrte pjesë kryetari i PDIU, dhe deputeti Shpëtim Idrizi, deputetja Mesila Doda, deputeti Nustret Avdullaj.

Në hyrje të varrezave monumentale është vendosur vitin e kaluar pllaka memoriale identifikuese ku shkruhet: Varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” Kllogjer. Këtu prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë, dëshmi e spastrimit etnik dhe genocidit më të madh në Ballkan. Në vitet 1944-1945 ata humbën jetën nga etja, uria dhe sëmundjet  pas masakrave që Napolon Zerva kreu në krahinën e Çamërisë. 

Varreza monumentale u ndërtua në  vitet 2012-2013 në një hapësirë  prej 12.000 m2 e cila për  68 vjet ishte e lënë e shkretë. Nga të pranishmit në ceremoni u vendosën lule e kurora me lule tek memoriali i varreve çame. Pas kurorës me lule tek Memoriali kryetari  i PDIU, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në Kllogjer, tek memoriali i varreve çame, u shpreh se, nuk harrohen kriminelët që kanë vrarë të parët tanë.

"Që të jesh në varrezat e Kllogjerit është pikërisht vendi për të kuptuar përmasat e tragjedisë mbi shqiptarët e Çamërisë."

Është pikërisht ky vend ku ne përjetojmë edhe njëherë tjetër  të gjithë atë tragjedi njerëzore që është ushtruar mbi ne shqiptarët e Çamërisë. Është vendi ku ne përjetojmë edhe njëherë tjetër atë testament të madh të vuajtjeve dhe të prerjes së jetëve njerëzore që janë pikërisht njerëzit dhe familjarët tanë , tha ndër të tjera në fjalën e tij Idrizi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?