78-vjetori i Çlirimit të Vlorës, zhvillohet ceremoni në varrezat e Dëshmorëve! Marrin pjesë vetëm 3 deputetë nga PS

15 Tetor 2022, 11:05| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 11:18

  • Share

Në Vlorë po përkujtohet sot 78-vjetori i Çlirimit të qytetit, ku edhe po zhvillohet një ceremoni në varrezat e dëshmorëve. Problemet mes Partisë Socialiste dhe Dritan Lelit, u vunë re edhe në ceremoninë e organizuar ditën e sotme, kur kishte mungesa nga socialistët. Në ceremoni, morën pjesë vetëm 3 deputetë nga Partia Socialiste, që edhe më herë kanë qëndruar neutral në përplasje.

Kryebashkiaku socialist e konsideroi këtë ditë, si një ditë refleksioni për ato që bënë histori për Dëshmorët e Atdheut.

‘Është dita që ka atë emocioni e veçantë pesha e historisë ju transmeton atyre që vijnë këtu dhe që përballen me varret a tyre që dhanë jetën në themelet e shtetit shqiptar dhe këtë herë në themelet e Vlorës tonë të dashur që përpiqemi ditë pas dite që ta kemi më të mirë. Sot është një ditë refleksioni për ata që bënë histori për dëshmorët e atdheut.’- tha Leli.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?