Lionel Messi

7.8 milionë dollarë, shiten fanellat që Lionel Messi veshi në finalet e 'Katar 2022'! Michael Jordan mban rekord

15 Dhjetor 2023, 16:53| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 16:54

  • Share

Gjashtë nga fanellat origjinale që Lionel Messi veshi në finalet e Botërorit 2022 në Katar janë shitur për 7.8 milionë dollarë në një ankand të zhvilluar në New York. Kjo shumë e ofruar nga një person anonim do shkojë për Spitalin Pediatrik "Saint Joan de Deu" në Barcelonë.

Messi ishte kapiten i Argjentinës në turnen e fituar ndaj Francës me penallti në finale. Gjashtë fanellat ishin të pjesës së parë të finales, gjysmëfinales, çerekfinales, të 1/16-tës dhe dy ndeshjeve në grup. Rekordi për një fanellë futbolli të veshur gjatë një ndeshje ishte ajo që njihet si “Dora e Zotit” e Diego Aramndo Maradona, e cila u shit për 7.1 milionë funte në 2022.

“Një pjesë e të ardhurave nga ankandi do t’i dhurohet Projektit Unicas, të udhëhequr nga Spitali i Fëmijëve Sant Joan de Deu Barcelona me mbështetjen e Fondacionit Leo Messi, për të përmbushur nevojat të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rralla”, ka thënë njëri nga organizatorët e ankandit.

Rekord për një fanellë të veshur nga një sportist dhe të shitur në ankand i përket ikonës Michael Jordan. Fanella e tij e finaleve të NBA më 1998 u shit për 10.1 milionë dollarë dhe mbetet e paarritshme në renditjen e veçantë të këtyre ankandeve. Nëse Messi nuk mundi ta mposhtte legjendën e NBA, duket e vështirë për dikë tjetër që ta bëjë këtë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?