75-vjetori i fitores mbi nazi-fashizmin/ Meta: Shqipëria ka arsye të ndihet krenare

8 Maj 2020, 15:16| Përditesimi: 8 Maj 2020, 15:18

  • Share

TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar me një mesazh 75-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin. “Në 75-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin, Shqipëria ka arsye të ndihet krenare për kontributin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që prej 11 vitesh është e përkushtuar si anëtare e NATO-s. Të angazhuar për të përmbushur të gjitha detyrimet për të qenë sa më parë edhe anëtarë të BE”, shkruan Meta.

Ndërkohë që ambasada gjermane në Tiranë në një postim në Facebook shkruan se "Fundi dhe fillimi i pajtimit: Gjermania njeh plotësisht përgjegjësinë e saj historike për mizoritë e kryera nga nazistët Gjermanë . Një shembull i këtij pranimi është gjunjëzimi i Kancelarit të atëhershëm gjerman Ëilly Brandt në Varshavë në vitin 1970. Pajtimi me fqinjët evropianë dhe kujtimi i krimeve të Luftës së Dytë Botërore janë çështje qendrore të politikës gjermane".

Postimi i ambasades gjermane ne Tirane

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?