75 vjetori i OKB-së, Hashim Thaçi: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e organizatës

24 Tetor 2020, 15:31| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 15:33

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 75-vjetorin e themelit  të OKB-së është shprehur se ka ardhur koha që Kosova të bëhet pjesë e saj. Nëpërmjet një postimi në Facebook presidenti është shprehur se OKB ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në Kosovë për demokratizimin  dhe ndërtimin e institucioneve në vend.

“ Sot shënohet Dita e OKB-së. Ne, më shumë se çdo vend tjetër në botë, e dimë rolin dhe rëndësinë që kjo organizatë ka pasur në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. Roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë. Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate. “

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?