75 vjet NATO, Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria në krah të aleatëve! Forca Tokësore ceremoni madhështore më 9 prill

3 Prill, 12:04| Përditesimi: 3 Prill, 15:48

  • Share

NATO feston këtë vit 75 vjetorin e themelimit. E krijuar më 4 prill 1949 Aleanca më e madhe politike dhe ushtarake e vendeve nga Evropa dhe Amerika e Veriut shënon kështu 75 vite mbrojtje kolektive.

NATO, tashmë e përbërë prej 32 vendesh anëtare është një komunitet aleatësh të lidhur nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, duke ruajtur misionin e saj kryesor të mbrojtjes së anëtarëve të saj nga çdo kërcënim.

Prej vitit 1999, Aleanca e NATO-s ka udhëhequr operacionin për mbështetjen e paqes në Kosovë, përmes KFOR, i cili vijon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë dhe rajon. Pjesë e këtij misioni si dhe e disa misioneve të tjera në zona të nxehta të globit janë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Shqipëria është anëtare e Aleancës transatlantike që prej vitit 2009 dhe këtë vit shënon 15-vjetorin e anëtarësimit me të drejta të plota. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë shpreh qëndrimin e palëkundur për të qenë në krah të aleatëve dhe partnerëve të saj në përballimin e sfidave aktuale.

Në nder të këtij përvjetori, më datë 9 prill në Forcën Tokësore do të organizohet një ceremoni madhështore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të vendit dhe shteteve anëtare të Aleancës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?