Spitali Infektiv

Kronikë

4 qytetarë të moshave 54-87 vjeç humbin betejën me COVID! 740 raste të reja në 24 orët e fundit, rekord mban Tirana! 152 të shtruar në spitale

7 Shtator 2021, 17:43| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 18:27

  • Share

4 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Përkatësisht kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Tirana të moshave 54-87 vjeç, një qytetar 64 vjeç nga Kavaja dhe një qytetare 69 vjeç nga Fieri. 

Nga 5544 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 740 qytetarë, ku numrin më të lartë të të infektuarve e mban Tirana me 252 raste.

Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë rapotron se janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 740 qytetarë, në këto bashki:  252 raste në Tiranë, 51 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Durrës, 33 në Sarandë, nga 30 raste në Lushnje, Lezhë, 23 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Korçë, nga 19 raste në Librazhd, Berat, 13 në Kavajë, 11 në Elbasan, 9 në Mat, nga 8 raste në Has, Devoll, Dimal, Gramsh, 7 në Kamëz, nga 6 raste në Kurbin, Himarë, nga 5 raste në Kolonjë, Mallakastër, Bulqizë, Vau i Dejës, nga 4 raste në Kukës, Dibër, Roskovec, Patos, Gjirokastër, Peqin, nga 3 raste në Prrenjas, Poliçan, Kuçovë, Selenicë, Divjakë, Rrogozhinë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, nga 1 rast në Maliq, Memaliaj, Delvinë, Fushë Arrëz. 

Në të gjithë vendin 12,129 pacientë janë aktivë me COVID19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 715 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 137,587 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

"Nëse jeni mbi 18 vjeç, mjafton karta e identitetit për t’u vaksinuar në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127". 

Statistika (07 Shtator 2021) 

Raste të reja ditore       740  
Të shëruar në 24 orë      715
Të shtruar në spitale       152
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 5544 

Testime totale            1,088,518
Raste pozitive             152,239
Raste të shëruara       137,587 
Raste Aktive                 12,129
Humbje jete                   2,523 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             4571
Shkodër          1785
Durrës             1068
Fier                  945
Vlorë               895
Lezhë              799
Elbasan           612
Berat               427
Korçë               315
Gjirokastër      259
Kukës              235
Dibër                218

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?