72-vjeçarja nga Elbasani jeton e vetme në shtëpinë e dëmtuar, apeli për ndihmë: Marr 10 mijë lekë pension, më sjell ushqim vëllai

11 Dhjetor 2022, 16:20| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 09:14

  • Share

Një telefonatë në redaksi na çon drejt Shelcanit, 25 minuta larg qytetit të Elbasanit. Na pret Afërdita Elezi, një grua në moshë veshur me të zeza që dhimbja e jeta në skamje nuk ia ka zbehur buzëqeshjen.

“Afërdita jeton e vetmuar në një banesë të dëmtuar nga tërmeti.

“Unë iu drejtova Tv se me këto shtëpia që kam, tre vite që më ka vdekur burri shtëpia vetëm rrënohet. Jeta e vështirë vetëm sa s’ka më….”

Shtëpia e ndërtuar me gurë e baltë është amortizuar dhe rrezikon ta zërë brenda 72-vjeçaren.

“Kjo (shtëpia) nuk është ta merimetosh se muret i ka me baltë…

“Unë gjithë natën nuk fle gjumë, në mëngjes vetëm fle. Vetmia... rrofshi sa malet ju që erdhët. Marr dru në pyll se është ftohtë. Mjerë i vetmi pa fëmijë….”

Jeton e vetme me një pension pleqërie 10 mijë lek në muaj, gjysma e së cilit shkon për ilaçe, drita e ujë.

“Pension 100 mijë lek, 50 sjell në shtëpi unë, paguaj dritat ujin dhe blej ilaçe me ndihmojnë njerëzit e mi, ushqime më sjellin çunat e vëllait”. 

“Ju lutem më ndihmoni nga pak që të shikoj dhe unë dy ditë jetë se bën vaki vdes nesër, por bën vaki e jeton 10 vite”.

Afërdita Elezi nuk mundi të bëhej nënë, ndërsa bashkëudhëtari i jetës e la 3 vite më parë, pas një sëmundje të rëndë.

“Ai ndërroi jetë i ra sëmundja. Fëmijë nuk kam s'kam lënë prift e hoxhë pa shkuar, ngaqë s'kisha fëmijë, por ai diti ku aq pata shku me të, ai shkreu iku e unë ca të mire ka. Shpresat tek ju, vetem o shpirt nënë ditë”.

Drejtoria e Emergjencave civile në Bashkinë e Elbasanit na vë në dispozicion një dokument, sipas të cilit dëmet në banesa kanë ardhur nga amortizimi dhe jo nga tërmeti, ndaj Afërdita Elezi nuk përfiton nga fondet për tërmetin e shtatorit 2019. Pa asnjë ndihmë nga institucioni vendor, Afërdita u drejtohet për ndihmë shqiptarëve përmes ketij apeli në Report TV.

“Unë shpresat nuk i humb se nuk kam bërë keq….Të më ndihmojnë, të më ndihmojnë me gjithë ju në krye….”

*Në rast se dëshironi të ndihmoni Afërdita Elezin, mund ta kontaktoni në këtë numër 0692486378

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/12/2022 02:03

    Ndertesa mund te mos jete demtuar nga termeti,por megjithate eshte e pabanueshme.Shteti nuk mund te beje indiferentin e te laje duart si Pilati ndaj qytetareve taksapagues te tij,aq me teper qe zonja qe banon aty nuk eshte ne gjendje te mire financiare.

    Përgjigju
  • Shpresa: 11/12/2022 17:17

    Po floket I paske ly ama

    Përgjigju
    • olti: 12/12/2022 15:26

      ama zonje ishte

  • Loni: 11/12/2022 17:06

    E na flasin per standarte.. I bejme qokat me afgane kurder e Pakistanez sepse Shqiptaret nuk kan asnje te drejte..komb I ndyre si nga shoqeria civile si nga puahtetaret! Ja cfare jemi ne mbetje te kesaj bote kapitaliste!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?