'72 biznese të mëdha, 455 mln lekë kredi nga garancia sovrane', Vjero: 3400 biznese nga paketa e parë nuk kanë aplikuar, afat deri më 5 maj

1 Maj 2020, 21:55| Përditesimi: 1 Maj 2020, 22:39

  • Share

Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero tha në emisionin 'Pa Protokoll' në Report TV se janë 3400 biznese që nuk kanë aplikuar për të përfituar nga paketa e parë, të cilave u është lënë afat deri më 5 maj. Në lidhje me garancinë sovrane janë 72 bizneset e mëdha që përfitojnë 455 milionë lekë kredi për pagat e punonjësve.

Vjero tha se aktualisht janë identifikuar 3400 biznese që janë tatim-paguese dhe ende nuk kanë aplikuar për të përfituar nga paketa e parë për rrogën minimale 26 mijë lekë për 3 muaj për punonjësit e tyre. Vjero tha se këtyre bizneseve u është lënë në afta kohor nga tatimet deri të martën më 5 maj dhe janë njoftuar elektronikisht për të aplikuar, por që Tatimet janë ende në pritje të tyre.

"Janë edhe 3400 biznese tatim-pagues që nuk kanë kërkuar pranë Drejtorisë së Tatimeve që të përfitojnë nga paketa e parë pagën e luftës prej 26 mijë lekë për 3 muaj për punonjësit e tyre. Këto biznese janë mbyllur gjatë pandemisë dhe i plotësojnë kriteret për të përfituar nga kjo paketë. për këtë tatimet u kanë  lënë një hapësirë kohore deri të martën me 5 maj dhe janë njoftuar elektronikisht dhe Tatimet janë në pritje nga ana e tyre", tha Vjero.

Për garancinë sovrane ku përfitojnë bizneset e mëdha, Vjero tha se janë kryer deri tani 408 aplikime dhe 72 aplikime janë në proces miratimi për 455 milionë lekë kredi për të garantuar pagën e punonjësve.

'Që në momentin që u dizenjuan 2 paketat financiare ishte pikërisht për të ndihmuar këto biznese që u mbyllën si pasojë e COVID-19. U është dhënë mundësia edhe  bizneseve të mëdha të përfitojnë nga garancia sovrane. Deri tani 408 aplikime dhe 72 aplikime janë në proces miratimi për 455 milionë lekë kredi për të garantuar pagën e punonjësve", tha Vjero.

Në lidhje me rritjen e borxhit publik, Vjero tha se 'ai është rritur në 68.8 % nga 65 % që ishte parashikuar për vitin 2020, pasi aktet normative kanë rritur shpenzimet dhe kanë ulur të ardhurat që parashikohet të merren nga Tatimet dhe Doganat".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?